Nëse ju themi Zhaklina Dhimojani ndoshta nuk ju vjen asgjë në medje, por ajo është personazhi shumë i preferuar i shqiptarëve, aktorja që ka luajtur ‘Mimoza llasticën’.
Sot Zhaklin gëzon vëmendjen e mediave zviceriane, ku në një fushë krejt larg aktrimit ajo nisi karrierën si përkthyese ndërsa sot është e angazhuar në politikën lokale.
Atje ajo u njoh edhe me prokurorin federal Stefan Blättler i cili është sot bashkëshorti i saj. Sipas mediave zvicerane, Dhimojani është po aq e njohur në Shqipëri sa është Heidi në Zvicër.
Një politikan i lartë shqiptar ka mbetur i mahnitur kur ka parë foton e çiftit në llogarinë zyrtare të parlamentit zviceran. “Sigurisht që e njoh”, thotë politikani.
“Ne jemi rritur në të njëjtën lagje në Tiranë dhe kemi shkuar në të njëjtën shkollë. Kushdo që është rritur në Shqipërinë e periudhës komuniste e kujton emrin e saj”, tregon një gazetare e njohur në Tiranë.
Roli i saj te “Mimoza llastic” është i pahrrueshëm dhe i ngulitur fort në memorien e gjithë shqiptarëve, që e kanë parë me qindra herë atë film.