Në renditjen botërore, vendin e parë absolut e zë një emër pa gjini. U vihet si meshkujve ashtu femrave. Ka një kuptim domethënës dhe do të thotë “njeri, forcë, burrëri”.
Andrea është emri më i pëlqyer në rang botëror. E gjejmë në shumë gjuhë: në gjuhën katalane, (Andree), frëngjisht (André, Andrée, Andreina), greqisht (Andreas), anglisht (Andrew, Andreana, Drew, Dandy, Andy); Rusisht (Andrej), sllavisht (Ondra), spanjisht (Andrés, Andresa, Andrea), suedisht (Anders), gjermanisht (Andreas, Andres, Dreis), hungarisht (Andras, Andreas, Andy dhe Andor); shqip (Andrea).
Nga ana tjetër, emri femëror më i përhapur është Maria (me origjinë hebraike-arameike) në variantet Miriam, Mary, Polly, Manon, Marielle, Maruska, Marinka, Marie, etj.
Prindërit për të bërë zgjedhjen e duhur për emrin e bebit të tyre, nuk mjaftohen të mendojnë se cili emër u pëlqen më shumë dhe cili është kuptimi i tij.
Emri duhet zgjedhur edhe në bazë të mbiemrit, emrit të vëllezërve dhe motrave dhe duke marrë parasysh ndikimin “social” që mund të ketë pasi fëmija të rritet dhe të fillojë të përshtatet në kontekste sociale.
Dhënia e një emri është me të vërtetë një detyrë me përgjegjësi të madhe. Emri do ta shoqërojë atë gjatë gjithë jetës dhe në një farë mënyre mund të ndikojë edhe në të ardhmen e tij.