Nervozohet pushuesi nga Kosova me atë që i ndodhi në Jug: Në menu birra kushtonne 300 lekë në faturë 350 lekë

Kriza e rritjes së çmimeve është ajo që po irriton qytetarët tej mase në mbarë vendin dhe që ka prekur gjithë sektorët dhe fushat.

Por ky trend i rritjes së çmimeve ka prekur edhe shtetet e rajonit përreth, duke bërë që vendet si Shqipëria që janë destinacion i turizmit detar të rrisin çmimet edhe në shërbimet që ofrojnë për turistet.

Megjithatë, jo pak pushues nga Kosova që shkojnë me pushime në Shqipëri, përballen jo vetëm me rritje të çmimeve por edhe me abuzime nga bizneset e gastronomisë, kafiteritë e restorantet.

Një rast i tillë është adresuar në portalin shqiptar “JOQ Albania”, ku një qytetar nga Kosova ka treguar se si në një lokal çmimi për një birrë ka ndryshuar nga ajo çfarë ka figuruar në menu dhe nga ajo çfarë i ka ardhur në faturë.

Në foton e shpërndarë, shihet se si birra në menu kushton 300 lekë, ndërsa në faturën që i është dhënë qytetarit për të paguar çmimi i saj ka qenë 350 lekë.

Tani të gjithë e dimë që në jug e teprojnë me cmimet, por duket se edhe shumë pushues sa shohin dicka, direkt e postojnë në rrjetet sociale dhe e bëjnë të madhe.

Author: admin