Një biletë e blerë në shtetin amerikan të Illinios ka bërë një person fitues të 1.34 miliardë dollarë, çmimi i dytë më i madh i Mega Illinios thonë organizatorët.
Fituesi mund të zgjedhë të marrë paratë plotësisht ose t’i paguhet xhekpoti i plotë me këste për 29 vjet. Shanset për të fituar xhekpotin në shortin e së premtes ishin mjaft të vogla – 1 në 300 milionë.
Çmimi më i madh i Mega Millions deri më tani ishte 1.537 miliardë dollarë në 2018. Ajo u fitua nga një biletë e vetme e shitur në Karolinën e Jugut.
Çmimi Powerball 2016, megjithatë, mbetet xhekpoti më i madh në historinë e SHBA, 1.586 miliardë dollarë, i ndarë mes tre fituesve.
Faqja e internetit Mega Millions tregon se kishte një fitues dhe zyrtarët e kompanisë më vonë konfirmuan se bileta ishte shitur në Illinois. Ende nuk ka dalë asnjë fitues.
Hera e fundit që dikush fitoi xhekpotin e Mega Millions ishte 15 prilli në Tenesi. Biletat e Mega Millions shiten në 45 shtete amerikane, Uashington DC dhe Ishujt e Virgjër të SHBA.