“Zonjë, ju lutem më lini të qetë, jam burrë i martuar”

Burri pinte shumë dhe kur kthehej në shtëpi, bënte rrëmujë të madhe, gjë që zemëronte gruan dhe ziheshin shumë për këtë.

Një ditë Marku zgjohet në mëngjes pas një pije të madhe. Mezi hapi sytë dhe gjëja e parë që pa mbi komodinë, ishte një gotë ujë dhe një aspirinë për dhimbjen e kokës.

Pasi piu aspirinën, hodhi sytë përreth dhe pa se rrobat e tij ishin të pastra dhe të hekurosura, gati për tu veshur, varur me kujdes mbi një karrige. U çudit dhe nuk po kuptonte.

Ktheu kokën nga ana tjetër dhe pa se gjithçka rreth tij ishte në rregull dhe e pastër. Mbi tavolinë një letër: “Mëngjesi me mjaltë është gati, unë po dal herët për disa punë. Të dua”, shkruhej në shënimin e lënë nga gruaja e tij.

Pasi lexoi shënimin, Marku shkoi në kuzhinë dhe pa që mëngjesi ishte vërtet gati. Aty ishte edhe djali i tij, duke ngrënë: “Bir, çfarë ndodhi mbrëmë?”

Djali u përgjigj: “Babi, mbrëmë erdhe në shtëpi në tre të mëngjesit, ishe i dehur dhe pa kontroll. Theve disa mobilje dhe u përplase. U rrëzove dhe bëre shumë rrëmujë.”

Burri i hutuar pyeti: “Po pra, pse është gjithçka në rregull? Pse gjithçka është kaq e pastër dhe e organizuar?”

Djali u përgjigj: “Oh..!! Kur mami të tërhoqi zvarrë në dhomën e gjumit dhe u përpoq të hiqte rrobat, ti i the: “Zonjë ju lutem më lini të qetë, jam burrë i martuar.”

Author: admin