Gazetarja Ola Bruko sjell pamje nga vendngjarja në Himarë, ku një ditë më parë tragjikisht humbi jetën 7 vjecarja që u godit nga skafi që drejtohej nga Arjan Tase.
Siç shihet në pamje plazhi është plotësisht i boshatisur, ndërsa në vendin ku e vogla humbi jetën, janë vendosur disa lule dhe një kukull e vogël.
Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Neës24, gazetarja tha se ngjarja ka tronditur të gjithë pushuesit dhe qytetarët e Himarës.
“Nuk kam vënë gjumë në sy, e asnjë prind nuk besoj të ketë fjetur pas kësaj tragjedia”, u shpreh Bruko me zërin që i dridhej.
Kjo ngjarje ka shkaktuar një trishtim të thellë dhe mërzitje të madhe te cdo shqiptar, sidomos te ata që janë prindër vetë.
Nga sot të gjithë kanë një lloj frikë përbrenda një lloj pasigurie, një lloj ankthi që ndoshta do kohë të kalojë, por kjo tragjedi do mbetet në memorien e të gjithëve për një kohë të gjatë.