Një djalë i vogël iu afrua mamit të tij në kuzhinë një mbrëmje teksa ajo po pregatiste darkën dhe i zgjati asaj një copë letër ku ai kishte bërë disa…

Një djalë i vogël iu afrua mamit të tij në kuzhinë një mbrëmje teksa ajo po pregatiste darkën dhe i zgjati asaj një copë letër ku ai kishte bërë disa shënime në të. Pasi mamaja fshiu duart mbi përparësen e saj, e hapi letrën dhe lexoi: Preva barin në oborr, kjo kushton pesë mijë lek. Pastrova dhomën time, kjo kushton një mijë. Shkova në dyqan kur më the ti, kjo kushton pesëqind. Ruajta vëllanë e vogël kur ti

shkove të bësh pazar, kjo kushton dyqind e pesëdhjetë. Hodha mbeturinat, kjo kushton një mijë. Mora nota të mira këtë javë, kjo meriton shpërblim pesë mijë. Pastrova dhe punova kopështin, kjo kushton dy mijë. Shuma totale që më detyrohesh është katërmbëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë lek. Mami drejtoi syte tek ai për një kohë të gjatë dhe djali po kuptonte se ajo humbi në mendime dhe kujtesa të

jetës. Ajo mori stilolapsin, e ktheu letrën që kishte shkruar djali nga ana tjetër dhe filloi të shkruajë: Të mbajta nëntë muaj teksa rriteshe brenda trupit tim, kjo kushton shumë por për ty është falas. Gjithë ato net zgjuar duke u kujdesur dhe u lutur për ty kur ishe i sëmurë, kjo kushton shumë, por për ty është falas. Për të gjitha lotët që më ke shkaktuar ndër vite, kjo kushton akoma më shumë, por për ty është

falas. Të gjitha netët e mbushura me ankth dhe merakun që kam patur për ty, nuk e ke idenë se sa kushtojnë këto, por për ty biri im, janë falas. Për lodrat, ushqimin, veshjet madje dhe fshirjen e hundëve që të kam bërë çdo ditë, këto kushtojnë një mal, por për ty janë falas. Bir, kur ti mbledhësh të gjitha këto, kostoja totale e dashurisë sime për ty është falas dhe pa kufi. Pasi djali përfundoi së lexuari gjërat

që shkruajti mamaja, sytë i ishin mbushur me lot, ngriti kokën dhe i tha asaj: Mami, të dua pafund. Më pas mori stilolapsin dhe shkroi me shkronja të mëdha në fund të letrës: Fatura u pagua plotësisht! Mësimi: Asnjëherë nuk do ta kuptosh vlerën e prindërve të tu deri në momentin që të bëhesh vetë prind. Ji një dhënës dhe jo një marrës, sidomos me prindërit e tu. Ka shumë gjëra për të dhënë, përveç.

parasë. Miq, duhet të kuptoni se paraja është mënyra më e gabuar për të matur lumturinë. Dashuria, ngrohtësia, butësia, mirësia, argumenti dhe bindja janë shumë herë më të fuqishme se sa forca, detyrimi, shtrëngimi dhe insistimi. Këtë ua faktoj me këto dy rreshta: Dielli dhe era po grindeshin me njëri tjetrin dhe vendosën të tregonin se cili prej tyre ishte më i fortë. Ai që do të mund ti hiqte pallton

nga trupi një udhëtari që po kalonte, do të shpallej fitimtar. Era filloi të frynte me të gjithë fuqinë e saj si e tërbuar, shkaktoi një shtrëngatë dhe një acar sikur të ishte Siberi. Por sa më fort frynte era, aq më fort udhëtari e shtrëngonte pallton rreth vetes së tij. Më pas doli dielli i cili shpërndau retë dhe nxori rrezet e tij të ngrohta. Udhëtari ndjeu që trupi po i ngrohej. Dielli ndriçonte me rrezet e tij vazhdimisht derisa një

moment, udhëtari u lodh nga vapa dhe e hoqi pallton vetë. Që prej asaj dite, fuqia e dashurisë prevalon mbi forcën. Shpresoj shumë që të ju ketë pëlqyer ky postim miq dhe ju rikujtoj që të jepni përshtypjet tuaja në komente në lidhje me tematikat që kjo faqe trajton. Faleminderit që më ndiqni dhe mos harroni si gjithmonë këshillën tonë të famshme tashmë, por shumë të vyer: mendjen në vend, të tjerat rregullohen të gjitha./historimotivuese.com

Author: admin