U bë kohë që Oliveri nuk e kishte parë më plakun e vjetër sepse kishte një jetë shumë të angazhuar. Oliveri ishte shpërngulur nëpër të gjithë europën në ndjekje të…

U bë kohë që Oliveri nuk e kishte parë më plakun e vjetër sepse kishte një jetë shumë të angazhuar. Oliveri ishte shpërngulur nëpër të gjithë europën në ndjekje të ëndrrave të tij. Ai kishtë shumë pak kohë që të mendonte për të shkuarën dhe shpesh nuk kishte kohë as për të kaluar me gruan dhe djalin. Ai punonte gjithmonë për të ardhmen. Në telefon, e jëma i tha: Z. Teodor ndërroi jetë mbrëmë. Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit bëhet të Enjten. Kujtimet iu shfaqën në mendjen e tij si një kronikë

e vjetër televizive, u ul dhe po mendonte ditët e fëmijërisë. “Oliver, më dëgjove çfarë të thashë?”, i thirri e jëma. Oliveri u përgjigj: Oh më fal Mami. Po, të dëgjova. E kisha harruar fare atë burrë, u bë kohë që smë shkonte ndërmend ai. Më vjen keq, por me thënë të drejtën kam menduar se është larguar me kohë nga kjo botë Teodori. Mami ia ktheu: Mirë, por ai nuk të harroi asnjëherë. Sa herë që e takoja ai më pyeste gjithmonë për ty dhe si të shkonin punët. Ai rikujtonte shpesh ditët e shumta që ti kaloje me

të në anën tjetër të gardhit. Oliveri vazhdoi: E doja shumë atë shtëpi të vjetër ku jetonte ai. “E di çfarë Oliver? Pasi babai u largua nga kjo botë, ai u mundua që ti të kesh ndikimin e një burri në jetën tënde”, tha ajo. Oliveri miratoi duke thënë: Ai është personi i cili më mësoi zanatin e marangozit. Po të mos ishte për atë, sot nuk do të isha në këtë biznes. Ai u mundua shumë dhe harxhoi shumë kohë të më mësonte gjërat që sipas tij ishin shumë të rëndësishme në këtë profesion. Mami, do vij ti jap lamtumirën e fundit patjetër. Djaloshi e mbajti fjalën, u nis me makinën e tij natën për gjithë natën dhe mbërriti në qytetin e

tij të lindjes. Ceremonia e Teodorit ishte shumë i vogël dhe me pak njerëz. Ai nuk kishte fëmijë dhe shumica e të afërmve të tij kishin ndërruar jetë me kohë. Një natë përpara se Oliveri të largohej, qëndroi bashkë me të jëmën për ta shikuar dhe një herë shtëpinë e Teodorit të vjetëruar matanë gardhit. Duke qëndruar përpara portës, Oliveri pushoi për një çast. Ishte sikur kaloi në një dimension tjetër, si një udhëtim në kohë dhe në hapësirë. Shtëpia ishte fiks ashtu siç e mbante mend ai. Në çdo hap që hidhte

kishte kujtime. Çdo fotografi, çdo pjesë mobiljeje i ngjallte kujtim. Oliveri u hutua papritur. “Çfarë ke Oliver?”, e pyeti mami. “Kutia nuk është më”, tha ai. “Çfarë kutie?”, vijoi ajo. Oliveri u përgjigj: Ka qenë një kuti e vogël e argjendtë të cilën ai e mbantë mbi tavolinë dhe të kyçur. Mund ta kem pyetur mbi një mijë herë se çfarë ka brenda në atë kuti. Gjithçka që mund të më thoshte ishte se ajo ishte gjëja që ai e vlerësonte më shumë. Kutia ishte zhdukur. Gjithçka tjetër rreth shtëpisë ishte fiks siç e mbante mend Oliveri, përveç kutisë.

Ai kuptoi që dikush nga të afërmit e Teodorit do ta ketë marrë. Oliveri u kthjellua nga kujtimet dhe i tha së jëmës: Tani s’do ta mar vesh asnjëherë se çfarë ishte kaq me vlerë për Teodorin. Po shkoj të fle Mami, nesër kam një udhëtim të gjatë dhe do ngrihem herët. Tashmë u bënë rreth dy javë që Teodori ishte larguar nga kjo botë. Një ditë, kur po kthehej nga puna, Oliveri vuri re një shënim në kutinë e tij të postës e cila shkruante: Duhet të firmosni. Në shtëpi nuk ndodhet njeri. Ju lutem shkoni tek zyra e postës qëndrore brënda tre ditëve. Të nesërmen herët në mëngjes Oliveri shkoi

të marë pakon. Ishte një pako e vogël aq shumë e vjetër saqë dukej sikur të ishte dërguar para njëqind vitesh. Shkrimi i dorës ishte shumë i vështirë për tu lexuar, por adresa nga vinte kjo pako i tërhoqi vëmëndjen. Dërguesi ishte Z. Oliver. Djaloshi e hapi pakon menjëherë. Brenda saj ishte kutia e argjendtë dhe një zarf. Duart e djaloshit filluan të dridhen teksa lexoi shënimin në zarf: Pasi të jem larguar nga kjo jetë, të lutem dërgoja këtë kuti dhe ato që ka brënda Z. Oliver. Është gjëja që kam vlerësuar më shumë në jetën time. Një çelës i vogël ishte ngjitur në letër. Teksa zemra filloi ti rrahë shpejt dhe sytë iu

mbushën me lot, Oliveri hapi kutinë me kujdes. Aty brenda ai gjeti një orë xhepi prej ari shumë të bukur. Rrëshqiti gishtat mbi kutinë e gdhendur me mjeshtëri dhe hapi kapakun Brënda në kapakun e orës ai gjeti këto fjalë të gdhendura: Oliver, faleminderit për kohën tënde. Gjëja që Teodori kishte vlerësuar më shumë në jetën e tij kishte qenë koha ime. Oliveri e mbajti orën për disa minuta, më pas mori në telefon zyrën e tij dhe anulloi të gjitha takimet për dy ditët e ardhshme. “Pse i anulove?”, pyeti Ana, asistentja e tij. Oliveri u përgjigj: Kam nevojë të kaloj pak kohë me tim bir. Hej Ana, meqë ra fjala, faleminderit për kohën tënde! Mësimi: Miq, faleminderit për kohën tuaj!.historimotivuese.com

Author: admin