I ftuar sot në “Pushime On Top”, Noizy foli gjatë për koncertin e madh që do të mbahet më 14 gusht, por edhe për shumë gjëra të tjera.
Noizy dhe Elvana Gjata duket se i kanë lënë pas hatërmbetjet me njëri-tjetrin, pasi reperi e përmendte tek teksti i këngës “Jena mbretër” në vitin 2008.
Noizy është pyetur hapur së fundmi nëse ka menduar ndonjëherë të realizojë ndonjë bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe ai është përgjigjur pa u menduar dy herë, se nuk e mbyll karrierën pa një bashkëpunim me të.
“Kemi folur me Elvanën. Noizy i dikurshëm, i 2008-ës, e ka bërë një këngë që quhet “Jena mbretër” edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë.
Ajo këngë tashmë është himn i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike”, është shprehur Noizy në emisionin “Pushime On Top”.
“Mund të keni një bashkëpunim?”, e ka pyetur më tej Ori Nebijaj. “Po, e kemi diskutuar. Nuk dua ta mbyll karrierën pa patur një këngë me Elvanën”, përfundoi reperi i njohur.