34-vjeçarja e cila ditën e sotme dogji automjetin e pronarëve ku ishte punësuar ka rënë në prangat e policisë dhe së shpejti pritet të dalë para Gjykatës.
Blutë e Sarandës bëjnë me dije se shtetësja me ininciale A.B, është ndaluar pasi ditën e sotme pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se i ka djegur automjetin pronarëve të hotelit ku ishte e punësuar, shtetasve K. Xh dhe E. Xh.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” i shtetases A. B., 34 vjeçe, banuese në fshatin Shëndëlli.
Syshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka djegur automjetin e pronarëve të hotelit ku ishte e punësuar, shtetasve K. Xh dhe E. Xh, banues në Sarandë.
Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin paraprak për shtyp të policisë së qytetit bregdetar.
Burime jo zyrtare thonë se arsyeja pse 34-vjecarja e bëri këtë gjë ndaj pronarëve të saj është se nuk e trajtonin mirë në punë.