Ne u percjellim brezave nje histori politike sipërfaqesore, pa u marrë me thelbin e çeshtjeve, – tha Drejtori i SKK-se Çelo Hoxha.
Çela u shpreh sot gjatë seancës plenare ne Kuvendin e Shqipërisë, në lidhje me tekstet shkollore në raport me regjimin komunist.
“Ne nuk u themi brezave se Partia e Punës ishte e paligjshme pasi nuk ishte subjekt juridik dhe ishte e paregjistruar.
Po kështu, në keto tekste nuk thuhet se regjimi komunist ishte një regjim ushtarak në vitet e para, si dhe nuk trajtohet si duhet koncepti i tij mbi pronën, mbi reformat e kryera etj.”
Hoxha u shpreh se, duke njohur historinë në mënyre korrekte, ne u japim nxënësve në shkolla edhe kulturën mbi shtetin. U japim atyre mundësinë të kuptojnë sesi është bërë dhe sesi duhet bërë shteti.
Kuvendi mbajti sot një seancë plenare mbi punen e Institutit te Studimit të Krimeve të Komunizmit, ku deputetët diskutuan mbi mbështetjen që i duhet dhënë këtij institucioni për të plotësuar misionin e tij./Standard