Gusht ‘91: Shqiptarët puthën tokën Italiane duke bërtitur “Libertà”

Bari, 8 gusht 1991. Rreth 9 muaj pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, anija tregtare Vlora, me rreth 20.000 qytetarë shqiptarë të varfër dhe të dëshpëruar në bord, u ankorua në portin e Barit, me shpresën për një jetë të re.

Ajo ishte toka e premtuar italiane. Kështu italianët e takuan për herë të parë pas Lūftës së Dytë Botërore këtë popull aq të afërt gjeografikisht, por edhe aq të largët historikisht dhe kulturalisht, saqë ikën nga një vend copë-copë, pas një periudhe të gjatë dìktature dhe ìzolimi.

Sapo u ankoruan, shumë u hodhën direkt në det. Të tjerët puthnin tokën duke bërtitur në italisht: “Libertà! ne jemi të lirë!”.

Me gjithë betejat e zakonshme politike, pavarësisht mosbesimit fillestar, italianët me kalimin e viteve mësuan të njihnin shqiptarët.

Filluan të mësoheshin me praninë e tyre falë faktit se shumica e atyre që mbetën në Itali u integruan shumë mirë në kontekstin e ri.

Sot shqiptarët janë një nga minoritetet më të mëdha në Itali dhe kontribuojnë pozitivisht me punën e tyre në ekonominë e këtij vendi.

Author: admin