Kafsha që shihni të parën përcakton se nga cila anë e trurit udhëhiqeni

Ashtu si çdo histori që ka dy anë, ashtu edhe mendja e njeriut ka dy anë. Megjithatë, shumica mendojnë se njëra anë duket më dominuese se tjetra. Dhe ky iluzion optik, nga kanali YouTube “Bright Side”, mund të ndihmojë në përcaktimin se cila anë e trurit tuaj është më e fortë, e majta apo e djathta.

Edhe pse mund të duken njësoj, secila anë e trurit përpunon informacionin në mënyra të ndryshme, të dyja funksionojnë së bashku për të na ndihmuar të lundrojmë në botën tonë komplekse. Truri i majtë shpesh lidhet me logjikën dhe analizën, ndërsa i djathti ka një reputacion për imagjinatën dhe intuitën.

Ilustrimi më poshtë përshkruan dy ‘banorë’ të xhunglës: një tigër dhe një majmun. Atë që shihni para tregon nëse udhëhiqeni nga ana e majtë apo e djathtë e trurit.

Tigri
Nëse së pari keni parë kokën e një tigri, atëherë mund të jeni mbizotërues i trurit të majtë. Do të thotë që ju jeni një planifikues dhe që ndjenjat nuk ju pengojnë në qëllimet tuaja. Jeni gjithashtu logjik, realist dhe preciz në çdo gjë që bëni. Ju jeni një person analitik, shumë i orientuar drejt qëllimeve dhe i organizuar. Kur përballeni me një problem, ju prireni të jeni logjik, kalkulativ dhe objektiv.

Majmuni
Nëse shihni një majmun të varur në një pemë, atëherë mund të jeni dominues në trurin e djathtë. Këta njerëz janë më shpesh artistë dhe ëndërrimtarë të cilët do të ndërmarrin veprime bazuar në mënyrën se si ndihen më shumë se çdo gjë tjetër. Ju gjithashtu mund të jeni pak më impulsivë. Ju jeni një person krijues dhe plot ide novatore. Kur përballeni me një problem, ju mbështeteni më shumë në intuitën tuaj (e cila shpesh është e saktë) sesa në të menduarit kritik.

Ata që shohin majmunin së pari udhëhiqen nga modelet dhe faktet, ndërsa ata që shohin tigrin priren të mendojnë më vizualisht dhe kreativisht./ GOTA NEWS ALBANIA

Author: admin