Ndonjëherë rrjetet sociale mund të bëjnë çudira. Një gjë e tillë ka ndodhur me 75-vjeçaren Francesca Trivella.
Francesca jeton në Pisano të Italisë dhe pak kohë më parë zbuloi se nuk është fëmijë e vetme por ka plot 6 motra e vëllezër. Gjithçka nisi nga një mesazh i ardhur në Facebookun e saj.
Në mesazh shkruhej:
Po kërkojmë një person që ka të njëjtin emër e mbiemër me ty dhe që kishte një mama të quajtur Maria Trivella”.
Fillimisht 75-vjeçarja u ndje e frikësuar dhe nuk dinte se çfarë ishin këta persona që dinin emrin dhe mbiemrin e saj si dhe emrin e mamasë së saj.
Por me kalimin e ditëve merr guximin dhe flet në një video-call me këta persona. Atje zbulon ngjarjen e pabesueshme dhe faktin që nuk ishte fëmijë i vetëm në këtë botë.
Francesca dhe motrat e vëllezërit e saj të rinj vendosën të takoheshin për herë të parë në Cuneese.
Ajo pas takimit shprehet:
Tani nuk rrimë dot pa njëri-tjetrin, dëgjohemi çdo ditë. I zbulova pas 75 vjetësh dhe tani dua të shijoj dashurinë e tyre sa më shumë të jetë e mundur”.
Kjo histori ka nisur në vitin 1943, kur mamaja e Francescas mbeti shtatzënë me babain e saj por nuk arritën që të celebrojnë martesën pasi i ati i Francescas, si ushtarak, dërgohet të luftojë në Rusi.
Pas shumë vitesh pa informacion nga bashkëshorti, mamaja e Francescas martohet me një person tjetër.
Kur ushtaraku kthehet nga lufta gjen bashkëshorten me një fëmijë në krahë dhe me një person tjetër pranë saj.
Në këtë moment largohet drejt Sardenjës dhe krijon atje familjen e tij në një martesë të dytë nga ku lindin gjashtë fëmijë.
Vite më vonë, përmes një halle, fëmijët zbulojnë se kishin një motër dhe vendosin ta kërkojnë.