Pak ditë më parë, Antonela Berishaj bëri të ditur se do të jetë pjesë e festivalit të Sanremo, ku do të intervistojë yjet italianë para dhe pas performancës së tyre. Big Brother ka vendosur në provë banorët që nëpërmjet 40 fakteve nga jashtë të gjejnë se kush janë të vërteta dhe cilat jo.
Iliri nuk e besoi këtë lajm, teksa u shpreh se ka qenë vëtëm Alketa Vejsiu që e ka prekur këtë skenë nëpërmjet ndërhyrjes së një super agjenti. “Të shkosh të prezantosh Sanremo ka qenë një Alketa Vejsiu, nëpërmjet ndërhyrjes së një super agjenti që është më i madhi i Italisë dhe hyri për një prezantim të shkurtër.
Anontela të prezantojë Sanremo-n? A jeni në metro apo jo?”, tha Iliri. Edhe Einxhel është shprehur që është e qartë që Antonela nuk mund të prezantojë në Sanremo, duke u shprehur kështu me ironi ndaj ish banores “Ta prezantojë Antonela mos ta prezantoj unë? Do shkoj ta kap për veshësh? Nëse ka ndonjë që mund ta prezantojë Sanremon jam unë”, tha Beniada.