Horoskopi Paolo Fox Dashi: një ditë që fillon me këmbë të mbarë , por mund të ketë pak cic-mice pasdite. Kujdes edhe nga kolegët në punë.
Horoskopi i Paolo Fox Demi: emocionet zbuten, vapa gjithashtu “këput” shpirtin. Ju bëheni më të hapur e më pranues. Në punë nga viti i ri do të ketë disa të reja.
Horoskopi Paolo Fox Binjakët: takimet e reja verore do të jenë të këndshme për shpirtin tuaj të vetmuar. Një punë e re në ajër, që në shtator.
Horoskopi i Paolo Fox Gaforrja: çfarë ka më të mirë se një ditë në plazh me miqtë? Puna mund të presë ditë më të ftohta, sigurisht nëse keni mundësi.
Horoskopi Paolo Fox Luani: dashuria do të vijë, mjafton të jesh i duruar. Kujdes nga gjuhët që përdorin kolegët tuaj në punë.
Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha: dikur një i urtë tha: “kur nxënësi të jetë gati, mësuesi do të jetë aty”, a është kështu edhe me dashurinë?
Horoskopi i Paolo Fox Libra: ndjenjat tuaja kanë nevojë për një shkundje, ndoshta një takim të ri. Në punë lajmet nuk do të vonojnë të vijnë.
Horoskopi i Paolo Fox Akrepi: ekziston një vijë e hollë midis miqësisë dhe dashurisë, ndoshta ju jeni gati ta kapërceni atë. Puna paraqet vështirësi stresuese për ju.
Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: a jeni gati për këto ditë? Janë festive: Do të bëni takime të reja të papritura. Puna do të përmirësohet, por sado që të duket shabllon, kjo arrihet vetëm me vullnet.
Horoskopi Paolo Fox Bricjapi: gjërat ndryshojnë, dhe ju ndryshoni me to, edhe dashuria është në të tilla kushte. Puna, megjithatë, është gjithmonë e njëjta rutinë. Vallë, a jeni të gatshëm ta ndryshoni?
Horoskopi i Paolo Fox Ujori: kohët e fundit nuk ka alternativa, ndjenjat janë sa të rralla, aq edhe të cekëta. Puna do të rikthehet me kapacitet të plotë rreth shtatorit.
Horoskopi i Paolo Fox Peshqit: dashuria duket të jetë me ritme slow motion, por ëndrrat nuk presin askënd. Puna në shtator do të pësojë një kthesë vendimtare. /noa.al