Hëngrën 2 pjata makarona, japonezët ‘vënë duart në kokë’ kur shohin farurën

Ngrënia e një dreke në një lokal në qendrën historike Romës, iu ka kushtuar jashtë mase shtrenjtë dy turisteve nga Japonia.

Në momentin që kamerieri i solli faturën, turistet mbetën të shokuara kur panë në fund të saj se duhet të paguanin 429 euro dhe 80 centë vetëm për dy pjata makarona me fruta deti dhe ujë.




Fatura u shpërnda me shpejtësi të madhe në internet dhe pas saj erdhi dhe reagimi i menjëhershëm i pronarit të lokalit.

“Menuja e lokalit është shumë e qartë, gjithçka është e shkruar dhe e detajuar, mjafton të shohësh çmimet, asnjë pjatë me makarona nuk shkon më shumë se 16 euro.




Për të paguar atë shifër vajzat do kenë marrë dhe peshk që tek ne është i freskët. Klienti e zgjedh dhe ne e gatuajmë”, deklaroi për mediat pronari i lokalit.

Një gjë tjetër që të bie në sy në faturën e kripur është dhe një bakshish i caktuar prej 80 eurosh për të cilin pronari i lokalit thotë që nuk është i detyrueshëm, por që varion nga 10-20% të faturës.

Author: admin