Ka 7 Njerëz Identikë në Botë. Ja si Mund ti Gjesh Vetëm me një Foto

Prej vitesh ekziston besimi se në botë ka shtatë njerëz identikë për çdo banor të planetit, të cilët pa dijeninë tonë mund të jetojnë pranë nesh ose të jenë mijëra kilometra larg.

Kurioziteti për t’i takuar personalisht apo edhe për t’i parë vetëm në video apo foto i bashkon të gjithë njerëzit, por a ka një mënyrë për ta bërë të mundur? Po.




Sot teknologjia ndihmon për ta bërë këtë. Duhet vetëm një foto në një lidhje interneti dhe kaq. Web-i bën pjesën tjetër të punës.

Falë gjurmimit të pikave kryesore të fytyrës (sytë, goja dhe hunda), është e mundur të gjesh njerëz që kanë të njëjtën formë fytyre me tonën.




Faqja e internetit do të gjejë në pak sekonda një listë të njerëzve që ju ngjajnë. Arkivi i kërkimit përmban miliona përdorues dhe foto nga e gjithë bota. Kërkoni në google “YANDEX IMAGES”, klikoni linkun, ngarkoni foton tuaj dhe prisni.

Nëse dëshironi të gjeni binjakun tuaj në botë dhe të shikoni se sa nga fytyra juaj ka në fytyrat e tyre, gjithçka që duhet të bëni është të përgatisni foton tuaj më të mirë dhe ta provoni.

Author: admin