Një letër është bërë virale në rrjet e Living po e sjell sot për ju pasi këto fjalë nuk i drejtohen vetëm një vajze 5 vjeçare, por të gjithëve. Blogerja Toni Hammer ia ka dedikuar fjalët e mëposhtme vajzës së saj, por letra duket se është përlyqer dhe shpërndarë me mijëra herë.
Ti je një person me ndjenja dhe mendime që meriton respekt ! Mos gjej gjithëfarë arsyesh se përse nuk mundesh të dalësh me një djalë që nuk të pëlqen ! Nuk i detyrohesh askujt t’i japësh shpjegime !
Një “jo faleminderi” duhet të mjaftojë ! Mos e mendo shumë se çfarë do të hash e të tjerët të mendojnë se çfarë po ha kjo vajzë kështu!
Nëse do një picë , porositë atë picë dhe mos mendo të marrësh një sallatë vetëm sepse je e shoqëruar.
Mamaja e këshillon gjithashtu vajzën të mos i rrisë flokët e gjata vetëm se dikujt i pëlqen, të veshë një fustan apo të jetë e sjellshme sepse në këtë mënyrë duhet të sillet apo të vishet një vajzë. Mos kërko falje për atë që je ! Ji e guximshme dhe gjithmonë vetja”
Mamaja ka thënë për HuffPost se ajo e shkroi këtë letër sepse këtë vit vajza e saj filloi kopshtin dhe që vogëlushja mos të kalonte kohë të vështira si vetë ajo në shkollë , duhet të bënte diçka.
Hammer shtoi gjithashtu se ajo donte që vajza e saj të rritej me idenë se gjithmonë duhet të jetë ajo që është dhe të bëjë atë që do pa u ndikuar nga mendimet e të tjerëve.