Ju futet ujë në vesh kur jeni në plazh? Gjendet zgjidhja e shpejtë

Pothuajse të gjithëve na ndodh të na bllokohen veshët nga ui në plazh dhe të gjithë e njohim trukun e hedhjes me një këmbë. Por nëse kjo nuk ndihmon, ju sugjerojmë të ndiqni këshillat më poshtë.




1. Përtypuni ose bëni sikur përtypeni

Nofullat janë shumë pranë veshit dhe ndihmojnë nëse bëni lëvizje si përtypja e ushqimit. Hani diçka, një çamçakëz, ose thjesht bëni skur përtypeni.

2. Krijoni një vakum në vesh

Poziciononi veshin në pëllëmbën e dorës dhe shtyjeni pëllëmbën në drejtim të veshit.Kjo do të krijojë një vakum të vogël për të nxjerrë ujin gna veshi. Mund të realizohet edhe përmes gishtit. Tërhiqni veshin poshtë, fusni brenda gishtin dhe nxirreni me shpejtësi. Përsëriteni derisa uji të dalë. Provoni gjithashtu të masazhoni veshin në krahun orar.




3. Thani veshin me ajër të ngrohtë

Nëse nuk arritët të nxirrnit ujin nga veshi në plazh, provojeni në shtëpi me tharëse flokësh. Mbajeni atë 30 cm larg veshit dhe ajri i ngrohtë do të bëjë të mundur avullimin e ujit./ Living



Author: admin