Një familje në fshatin Pajovë të Peqinit ka përjetuar një tmerr të vërtetë.
Ndërsa e zonja e shtëpisë kishte nxjerrë kovën nga pusi për të mbushur enët me ujë, nga ajo del një gjarpër që i ka ngjallur lemerinë.
Ajo ka flakur kovën dhe është larguar me vrap, ndërsa zvarraniku i frikshëm është fshehur nëpër gurë në gardhin e kopshtit aty pranë.
Siç transmeton “Infoelbasani.al” Familjarët kanë kërkuar për të vrarë gjarprin, por nuk kanë mundur që ta gjejnë.
Fill pas kësaj ata kanë hequr dorë nga përdorimi për nevoja familjare të ujit të pusit pasi u shprehën se tani ai ja shpif.