Një ish-mësuese ka treguar se mbeti shtatzënë nga një student i saj dhe këtë e kuptoi vetëm mëngjesin e ditës së nesërme. Amy Kupps mbeti shtatzënë, gjatë një festë në klub nate, sipas mediave të huaja.
Pas festës ajo shkoi në shtëpi me një djalë që nuk e njihte, por për të cilin tha se ishte i pashëm. Por rezultoi që ish-mësuesja, tashmë modele në “OnlyFans”, në fakt e kishte takuar djalin në fjalë më përpara, në klasën e saj.
Kupps u kujtua se në fakt djali më të cilin kishte kaluar një natë ishte një ish student i saj, kur ky e fundit e quajti “Zysha Kupps”. Tani, 33-vjeçarja po përgatitet për lindjen e fëmijës së saj të tretë.
<
Amy thotë se ka zgjedhur ta rrisë fëmijën si një nënë beqare. Po ashtu ajo është shprehur se dëshiron të filmojë lindjen për të ndarë më vonë përvojën me fansat e saj.
“Po e bëj që të mund ta ndaj përvojën me fansat e mi”, tha modelja, e cila tani është shtatzënë në muajin e gjashtë.