Një rast i çuditshem ka ndodhur me nje qyetetar nga Gramshi, i cili është habitur dhe ka mbetur pa fjale nga “thesari” që i ka nxjerre lopata teksa pastronte gropën e gëlqeres.
18 kallashnikovë të ndryshkur dhe 80 kaseta me fishekë të dëmtuar ishin hedhur brenda gropës që i përkiste.
B.K, 62 vjeç, banues në lagjen “Sporti” Gramsh, njoftoi menjëherë Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh për ato ç’ka gjeti. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje si dhe ka njoftuar forcat xheniere të Ushtrisë.
Me ndihmën e forcave xheniere të ushtrisë u bë pastrimi i gropës, ku u gjetën dhe u sekuestruan nga grupi hetimor 18 armë zjarri pushkë model 56,
kalibër 7.62 mm, të ndryshkura, 80 copë kaseta me fishekë model 56, kalibër 7.62 mm,të dëmtuara nga lagështia.