Shtyni firmosjen e një dokumenti ligjor!/ Horoskopi i Meri Shehut 17 shtator 2022





Dashi

Shtyni firmosjen e një dokumenti ligjor, bërjen e një investimi ose pranimin e një oferte pune. Disa aspekte të kësaj marrëveshjeje funksionojnë kundra jush. Kapni shansin për të rinegociuar një marrëveshje më të mirë, edhe nëse do të thotë të keni një takim të tensionuar. Sa më shpejtë kundërshtarët tuaj të kuptojnë që nuk e kanë të lehtë me ju, aq më mirë do të jetë. Ju meritoni të trajtoheni me konsideratë dhe respekt. Nëse nuk ju ofrohet mirësjellja bazë, prisni për një tjetër marrëveshje. Do t?ju vijë kur t?ju duhet më së shumti.

Demi

Jeni të shqetësuar për shëndetin e dikujt që jeton larg. Nëse e vizitoni, do të jetë një terapi për të. Nëse keni qenë duke shmangur një të afërm, bëni një bisedë të sinqertë. Pas një takimi të gjatë, do të ndjeni se një barrë e madhe është hequr nga shpatullat tuaja. Do të habiteni sa të fortë do të jeni para dikujt që ju mbush me frikë.

Binjakët

Keni shansin t?i shpëtoni ?çarkut të miut?. Ikni shpejt dhe mos shihni pas. Personat jokonvencionalë nuk do të jenë dakort me sjelljen tuaj të pashpjegueshme. Injoroni paralajmërimet e tyre të tmerrshme. Ju keni punuar shumë dhe meritoni një pushim. Nëse ju jepet mundësia të lëvizni drejt një pune me më pak ngarkesë, bëjeni. Standardet tuaja të jetesës do të ndryshojnë pak duke qenë se po merrni përsipër këtë risk.

Gaforrja

Kur fitoni para ekstra, shpenzojini me familjarët dhe njerëzit tuaj të dashur. Ju jeni më të lumtur kur jeta juaj personale është komode dhe harmonike.  Nëse së fundi e keni investuar gjithë energjinë në punë, është koha të ndryshoni prioritet. Kushtojini më shumë kohë romancës. Njerëzit duan të gjejnë tek ju ngrohtësinë dhe humorin e parezistueshëm.

Luani

Mos i merrni marrëdhëniet personale për të mirëqena. Puna është bërë shumë stresuese dhe keni nevojë për gjithë suportin e duhur moral. Të derdhni energji për të bërë jetën e dikujt më të lehtë, do t?ju japë një perspektivë të shëndetshme. Papritur do të kuptoni që fama dhe brohoritja nuk vlen sa lidhja me miqtë, të afërmit e familjarët. Punët shkojnë e vijnë, por miqësitë zgjasin përgjithmonë.

Virgjëresha

Ka gjëra më të këqija në jetë se sa të ndiheni të huaj. Fakti që i shini gjërat ndryshe s?do të thotë që jeni të çuditshëm. Dikush që vlerëson opinionin tuaj original, do t?ju vlerësojë, madje do t?ju ofrojë dhe punë. Mund të mos paguheni shumë, por kjo marrëveshje mund t?ju çojë drejt mundësive më të mëdha. Tregoni gatishmërinë për të provuar veten. Mjaft pretenduat të jeni si gjithë të tjerët.




Peshorja

Në fokus keni çështjet financiare. Mund t?ju duket sikur po bëni më pak para se të tjerët. Para se të bini në një gjendje pesimiste, merrni në konsideratë mundësinë se këta njerëz mund të kenë edhe borxhe. Në vend që të merreni me shpenzimet e tyre, krijoni strategji për të bërë para për vete. Fokusohuni në bekimet e shumta që jeta ju ka dhënë. Kultivoni një vetëdije prosperiteti dhe paratë do të vijnë vetë.

Akrepi

Është kohë e mirë për të mësuar diçka të re, por mund të frikësoheni nga perspektiva. Vetëm se nuk keni pasur sukses në një fushë të caktuar më parë, nuk do të thotë që jeni të destinuar të dështoni përsëri. Tani jeni më të përgatitur dhe mund të studioni ato që doni ju në vend që të detyroheni të fokusoheni tek sbujektet që ju mërzisin. Mësoni aftësi si gatimi, kopshtaria ose qepja sepse përveçse do t?ju falin kënaqësi, do t?ju shpërblejnë.

Shigjetari

Nuk do të mund të rregulloni një problem vetëm duke investuar para. Dikush që po vuan ka nevojë për vëmendjen dhe kujdesin tuaj. Rezervoni pak kohë për të bërë një bisedë të gjatë me të. Ose shkoni diku së bashku. Duke u përfshirë në jetën e tij, do të kuptoni më mirë edhe sjelljet që ka. Ngadalë, por në mënyrë të sigurt do të kuptoni se energjia e tij rebele po kanalizohet në rrugë produktive.

Bricjapi

Nuk do të jetë e mundur të arrini një qëllim profesional. Përgjegjësitë familjare kërkojnë që të kaloni kohë në shtëpi. Është një pilulë e hidhur për t?u kapërcyer, por zgjidhni të qëndroni aty ku kanë më shumë nevojë për ju. Ndihma juaj për një të afërm të sëmurë ose që ka probleme duhet të jetë prioritet. Kështu që mos ndërmerrni detyra të rëndësishme në këtë periudhë, sepse do të çojë vetëm në humbje.

Ujori

Do të merrni një financim për një marrëveshje që keni për zemër qoftë ajo organizatë kulturore, fetare, agjensi qeveritare, etj. Bëhuni gati të negocioni. Keni aftësi të mëdha komunikimi. Duke punuar fort do të arrini të ndërtoni një marrëveshje të leverdishme nga ana financiare. Do të jeni në gjendje të vilni fryte të mirë nga puna juaj. Ky do të jetë shpërblimi përfundimtar.

Peshqit

Është e rëndësishme t?i bindeni ndërgjegjes suaj kur përballeni me një problem etik. Nëse do t?ju duhet të lini punën, bëjeni. Do të gjeni një mundësi shumë të mirë pas largimit nga një kompani skandalesh. Jeni lodhur duke u përfshirë në një biznes që përfiton nga dobësitë e njerëzve. Një punë që kënaq nevojat dhe shijet e klientëve është ajo që ju duhet.

Author: admin