Vlerësoni kohën dhe paratë për të shmangur telashet”, zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju sot/ Horoskopi i Meri Shehut 20 shtator 2022





Dashi

Kur të stabilizoni një rutinë, është e rëndësishme të rezervoni edhe pak kohë të lirë. Edhe pse keni një kapacitet të madh për punë, jeni shumë vulnerabël ndaj lodhjes. Vendosni afate të cilat duhet t?i përmbyllni brenda javës. Duke i dhënë vetes oportunitetin për të bërë një punë të mirë, do të zgjeroni edhe pritshmëritë tuaja. Nëse njerëzit përpiqen t?ju bëjnë presion, thojuni të tërhiqen mbrapsht dhe të kenë durim.

Demi

Një takim romantik ju bën më të etur për të nisur një partneritet. Ecni ngadalë, po lëvizni shumë shpejt. Në vend që t?i jepni një kopje të çelsave të shtëpisë dhe të kërkoni celebrimin, kënaqeni veten me disa takime private. Merrini gjërat lehtë në aspektin fizik; është e vështirë të marrësh vendime të mira kur je nën kthetrat e joshjes.

Binjakët

Doni të krijoni një ambient të këndshëm në shtëpi, por gjetja e komponentëve të duhur, do të jetë e vështirë.  Në vend që të zgjidhni ato mobilje ose produkte që janë të lira në çmim, por jo atraktive, prisni deri sa të gjeni atë ideal. Ndoshta nuk e gjeni dot këtë muaj, por nëse i mbani sytë hapur, do ta zbuloni ekzaktësisht në vendin ku nuk e prisnit.

Garorrja

Mund t?ju ofrohet një mundësi në një media ose biznes online. Edhe pse do t?ju pëlqente të shfaqnit talentet tuaja në një mënyrë  tjetër, kërkesat në këtë pozicion do të jenë shumë të larta. Duhet të mendoheni mirë për të gjetur pak kohë personale. Por mos, u shqetësoni. Është një situatë vetëm e përkohshme. Sapo të mësoheni me detyrat tuaja, koha do të kalojë shumë shpejt. Disa kolegë do të intimidohen nga aftësitë tuaja. Mos i lejoni sjelljet e tyre të ndikojnë në performancën tuaj.

Luani

Do të gjeni një mënyrë për të bërë  para. Në vend që të shpenzoni fundjavën me blerje luksi, mendoni të hapni një llogari kursimi. Na besoni, do të shtroni rrugën për një të ardhme të lumtur. Nëse keni një xhep të sigurt financiar, do ta keni më të lehtë të shijoni veten tuaj. I keni borxh një  të afërmi ose miku? Kthejani sa më shpejt të mundeni.

 Virgjeresha

Dikush që ju ka mërzitur nuk do të largohet plotësisht nga jeta juaj. Do t?ju kryqëzohen rrugët përsëri. Kjo është arsyeja pse duhet ta anashkaloni me minimumin e vëmendjes. Në vend që të përpiqeni të vini në vend drejtësinë, përqëndrohuni në ruajtjen e dinjitetit tuaj. Edhe pse jeni keqtrajtuar shumë,s?keni ç?bëni për të rikuperuar humbjen. Është koha për një fillim të ri.




Peshorja

Disa momente pushimi duhet të jenë prioriteti juaj. Një mik ose fqinj do të vazhdojë t?ju telefonojë edhe pse ju po kërkoni shumë privatësi. E vetmja mënyrë për të shpëtuar është të fikni telefonin dhe të vendsoni tabelën ?do not disturb? tek dera. Duke e mbajtur gjithmonë derën hapur,  keni ezauruar energjitë tuaja për të tjerët.

Akrepi

Do të keni një mundësi për të udhëtuar me miqtë. Ky udhëtim do të jetë më i shtrenjtë nga sa mendoni.  Sigurohuni që të keni para në bankë për shpenzime të papritura. Nëse grupi kërkon të shkojë në një restorant luksoz, por ju nuk e përballoni dot, tregohuni të ndershëm. Shkoni shijoni një vakt diku tjetër.

Shigjetari

Një mundësi e mirë karriere po vjen, kështu që mbajini krahët gati për fluturim. Do të jetë e nevojshme të vendosni jetën private në pritje që të rregullohen përgjegjësitë e profesionit. Gjithashtu, paga që do t?ju ofrohet në këtë pozicion nuk do të jetë shumë impresionuese për ju. Para se ta pranoni këtë ofertë, bisedoni me një jurist që njeh tregun e punës. Shikojeni bardh e zi këtë marrëveshje; duhet t?i mbroni interesat tuaja financiare.

Bricjapi

Disa çështje ligjore do të jenë përballë jush së shpejti. Nëse vendimi është kundër jush, merrni frymë thellë dhe qetësohuni.  Edhe pse nuk do të jeni të lumtur, të paktën do të ndiheni të çliruar nga gjithë kjo stërgjatje. Kapeni këtë mundësi për të nisur një aktivitet që qetëson trurin dhe shpirtin tuaj.

Ujori

Një dorë e mirë parash do t?ju vijnë në dorë duke ju lejuar të paguani disa fatura të prapambetura. Pasi t?i keni përmbushur të gjitha detyrimet, nuk do t?ju mbesin më para për të blerë ndonjë gjë ekstra. Është ok, gjithsesi. Fakti që i mbyllët të gjitha detyrimet është një motiv për t?u festuar. Dilni me një mik për ta falënderuar për mbështetjen që ju ka dhënë në një projekt.

Peshqit

Përfshirja në një grup ose partneritet do të jetë më argëtuese nga sa e mendonit. Nëse jeni single, ekziston mundësia që personi që pëlqeni të ketë disa obligime pune që do ta mbajnë larg shtëpisë për disa kohë. Jeni në një marrëdhënie serioze? Kërkesat e punës mund t?ju bëjnë të keni një bisedë serioze. Është koha të vendosni një balancë punë-shtëpi.  Një aleancë në biznes mund t?ju hapë telashe gjithashtu, sidomos nëse një person që punon me ju merr rolin e pronarit.

Author: admin