Fatmiri tregoi se si ishte mashtruar nga një firmë ndërtuese në qytetin e Fierit si për hyrjen që kishte blerë me emër të tij, por me paratë e vëllait Petro, ashtu edhe për hyrjen tjetër që kishte blerë vëllai i tyre, Andoni.
Ai madje tha se këtë mashtrim Andoni nuk e përballoi dot, duke u sëmurë e fatkeqësisht duke humbur jetën një vit më parë.
Fatmiri:
Shkojmë me vëllain atje, me Andonin. Në momentin që ka parë portën e vendosur, mori një ngjyrë nga fytyra.
Jo ngjyrë të vdekuri, por një ngjyrë që unë nuk e shikoja dot. Në momentin që zbritëm poshtë, ishte një lloj si të ishte shumë i pirë.
E imagjinon? Nga ai moment, pas dy javësh, vëllai, se më dha shkak edhe ky palaçua tani. Do të kërkoj falje, ju kërkoj falje… Nga ai moment që gjeti hyrjen të zënë edhe vëllai tjetër, pas dy javësh filloi dhe po na thoshte jam i këputur, jam i këputur.
E çojmë në Greqi, por pasi bëmë shumë gjëra, për mos ta zgjatur, vëllai bën afërsisht një vit që na vdiq, 46 vjeç. Sebep u bë, apartamenti. U bë palaçua, pronari i firmës, Eqerem Mehmetaj dhe Agron Seitaj, kushëriri i tij.