Gjen një vilë të braktisur të fshehur në pyll, kur hap derën nuk ju beson syve (Video)





Bob Thissen ka qenë një njeri i interesuar për ndërtesat e braktisura gjatë gjithë jetës së tij, por asnjë prej tyre nuk është e krahasueshme me atë, që ai gjeti disa vite më parë në Francë.

Gjendej në mes të pyllit, ajo që u konsiderua vërtetë si një “perlë e fshehur” e zbuluar nga Bob. Ai hyri brenda asaj, që dukej si një vilë e vjetër, e braktisur, me 12 dhoma gjumi dhe priste që në brendësi të ishte e zbrazët, e shkatërruar.

Por, brenda kishte një hapësirë të ruajtur në mënyrë të përkryer, sikur shtëpia të ishte ngrirë në kohë, duke pritur që pronari të kthehej, shkruan meganews.al

Shtretërit ishin ende të rregullt, një piano e bukur ishte e gatshme të luhej. Gazetat ishin të shpërndara në tavolina, sikur të ishin lexuar sapo. Raftet e kuzhinës ishin plot dhe nuk kishte asnjë provë sado të vogël që bënte të mendohej se aty nuk kishte banuar njeri në shekullin e 21-të.




Pesë vjet më vonë, Bob u kthye pikërisht në të njëjtin vend dhe ishte i lumtur, që e gjeti në të njëjtat kushte. “Normalisht, ndërtesat e braktisura zakonisht kalbëzohen shumë shpejt, sepse janë plaçkitur dhe dëmtuar nga vandalizmi”, tha Bob për Agjencinë e Lajmeve Caters.

“Ishte një mrekulli për t’u parë, se pothuajse asgjë nuk kishte ndryshuar”. Bob vlerëson se vila ndoshta është braktisur rreth vitit 2009.

Ndërtesa ka mbetur aq i ruajtur mirë për shkak të vendndodhjes së saj të largët (ajo është e fshehur në mes të një pylli).

“Unë mendoj se të moshuarit këtu vdiqën ose u vendosën në një shtëpi të re. Ata ndoshta nuk kishin fëmijë apo trashëgimtarë, ose ndoshta trashëgimtarët nuk dinin çfarë të bënin me këtë vilë gjigante”

Hidhni një sy brenda kësaj vile të pabesueshme të braktisur. Ajo e protagonistit aventuresk të kësaj historie është me të vërtetë një pasion i pazakontë, por me siguri na lejon të marrim kënaqësi të madhe.

Po ta mendosh mirë, në fakt, është një hobi vërtet unik dhe interesant, veçanërisht për ata që janë të apasionuar për misterin dhe hetimin.




Author: admin