“Do realizohen plane që do sjellin përfitime financiare”/ Horoskopi për ditën e mërkurë, 21 shtator 2022





Dashi

Studimi i mënyrave për të përmirësuar shëndetin tuaj nuk është humbje kohe.Do të zbuloni diçka që ju përshtatet në mënyrë perfekte. Gjetja e një rruge për të qenë më aktiv fizikisht do të rritë energjinë tuaj. Shkathtësitë dhe njohuritë e specializuara do të rrisin perspektivat tuaja të punës. Nëse doni të gjeni një punë fitimprurëse, bëni një kurs. Ju mësoni shpejt.

Demi

Fytyra juaj e lumtur ju kthen në një magnet dashurie. Nëse jeni vetëm, do të keni mundësi të zgjidhni mes disa admiruesve.  Zgjidhni atë që përputheni edhe seksualisht e fizikisht, përveç të tjerave. Do të hani vakte të shijshme e do merrni trajtime interesante së bashku në spa. Kjo është koha e duhur për të hyrë në një garë. Ka një shans që të fitoni disa para. Përdorini fitimet për të blerë një dhuratë të veçantë që e keni ëndërruar për muaj me radhë. Kur e trajtoni veten si mbret, pjesa tjetër e botës do të ndjekë shembullin tuaj.

Binjakët

Shtëpia është një burim i kënaqësisë së thellë. Nëse keni kërkuar një vend për të jetuar, do ta gjeni një në një zonë që është afër punës. Peisazhi rreth shtëpisë do t`ju frymëzojë. Duke vendosur prioritetet si një grup, edhe në shtëpi me familjarët, do të ulni stresin dhe pakënaqësitë.  Askush nuk merr gjithçka që do dhe këtë duhet ta dinë të gjithë.

Gaforrja

Një udhëtim i shkurtër mund të ketë një efekt transformues mbi ju. Vizitoni një qytet që ka kultura të ndryshme brenda tij. Do vizitoni restorante, dyqane dhe vende me interes historik. Kjo është gjithashtu një kohë e mirë për të nënshkruar një kontratë. Ju keni më shumë fuqi nga sa e kuptoni. Përdoreni atë për të hartuar një marrëveshje që përfiton në çdo nivel.

Luani

Ju keni instinkte të mëdha rreth parave. Një punë që nuk ju sjell shumë të ardhura mund t`ju sjellë karrierë të jashtëzakonshme. Çdo pozitë që përfshin edukimin, udhëtimin ose botimin ia vlen. Bëni çmos që ta siguroni atë. Një bisedë rreth vlerave do t`ju ndriçojë mendimet. Mund të ndryshoni mendimin për dikë që nuk e keni respektuar. Ka shumë gjëra që syri nuk i kap.

Virgjëresha

Bukuria, mendja dhe inteligjenca juaj tërheq shumë admirues. Nuk ka qenë kurrë një kohë më e mirë për të folur, për të bërë një prezantim profesional ose për të shkuar në audicione. Aftësia juaj për të komunikuar në një mënyrë të qartë dhe koncize, ju veçon nga turma. Përdoreni mirë. Dorëzoni një projekt me shkrim për publikim. Shitja e një historie, romani ose skenari do t`ju bëjë të fluturoni. Ju keni një aftësi për të evokuar imazhe dhe skenarë që shkaktojnë emocione të fuqishme. Është sikur të keni një dritare në zemrat e njerëzve.





Peshorja

Është e këshillueshme të bëni ca blerje. Ju keni punuar shumë dhe keni nevojë të ndryshoni veshjet e të pushoni. Vetëm kështu mund t`i rimbushni bateritë tuaja. Një lajm të mirë për dikë mbajeni të fshehtë. Nëse një mik i mirë ose një i afërm është duke u martuar ose duke u bërë me fëmijë, mbase s`do ta ndajë publikisht këtë lajm.

Akrepi

Kërkojini ndihmë një miku me influencë. Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e njohjes së emrit për të tërhequr vëmendjen. Falë këtij publiciteti, do arrini të keni shumë më tepër klientë ose pacientë. Ka mundësi të realizoni një ëndërr fëmijërie. Bëni gjithçka që mundeni për një punë më të mirë ose për të fituar zemrën e dikujt. Do të jetë e vështirë t`i rezistoni pasionit dhe karizmit.

Shigjetari

Do t’ju jepet një pozitë pushteti dhe autoriteti. Merreni këtë rol seriozisht. Duke i trajtuar pjesëtarët e ekipit tuaj me respekt, do të nxirrni më të mirën e tyre. Ofroni udhëzime kur është e nevojshme. Shpërblejini më të mirët. Do t’ju kërkohet të ndani idetë tuaja në një forum publik. Para se të bëni këtë prezantim, kërkojini  ndihmë për detajet një Binjaku ose Virgjëreshe. Ata do të nxjerrin në pah disa gabime ose pika të dobëta që duhet të korrigjohen menjëherë.

Bricjapi

Duhet ndjekur një shans për të fituar një diplomë të avancuar ose licencë. Ky certifikim zyrtar do të përmirësojë shumë perspektivat tuaja profesionale. Kjo punë do të jetë shpërblyese financiarisht dhe intelektualisht. Një vendim ligjor do të kthehet në favorin tuaj. Si rezultat, do të jeni në gjendje të udhëtoni më lirshëm. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të planifikuar një udhëtim të gjatë. Do të vizitoni një vend ekzotik që është shumë më ndryshe nga shtëpia.

Ujori

Një trashëgimi është rrugës. Përdoreni për të krijuar një siguri afatgjatë për veten dhe familjen. Kjo përfshin çdo gjë që nga blerja e një shtëpie, hapja e një llogarie pensioni ose ngritja e një biznesi. Investoni për të ardhmen tuaj. Një bisedë e zjarrtë e bën besimin tuaj të fluturojë. Përdoreni vetëvlerësimin tuaj të ripërtërirë për nisjen e një projekti krijues të guximshëm. Në vend që të paralizoheni nga frika, do të motivoheni për të treguar talentin tuaj.

Peshqit

Një mik i fortë, i aftë dhe besnik dëshiron t’ju ndihmojë. Në vend që ta shmangni këtë ndihmë, pranojeni me zemër dhe mirënjohje. Mos u shqetësoni. Së shpejti do të keni një shans për ta shlyer këtë favor. Zgjidhja e një konflikti biznesi është një mundësi e fortë. Të gjitha palët duket se duan një zgjidhje të drejtë. Në vend që të hidhni akuza të zemëruara, bëni propozime të dobishme. Sa më pak emocion të përfshirë në proces, aq më të suksesshëm do të jeni.

Author: admin