Dashi
Duhet të alternoni aktivitetin tuaj profesional. Derdhja e gjithë energjive në punë po komprometon marrëdhëniet tuaja. Nuk ka rëndësi nëse jeni i lidhur apo single. Të afërmit tuaj meritojnë vëmendje herë pas here. Një arritje e fantastike në karrierë do të ishte një mundësi e mirë për t?u festuar me familjen. Hidhuni një shikim të dytë prioriteteve tuaja.
Demi
Debatet për disa tema si feja dhe filozofia në punë i keni nën lëkurë. Jeni lodhur duke justifikuar parimet tuaja për njerëz që nuk i ndajnë ato ashtu si ju. Vlerat tuaja s?kanë pse të jenë punë e dikujt tjetër. Nëse qëndroni të vendosur i keni dhënë një mesazh bashkëbiseduesit tuaj për të mos vazhduar më tutje. Ju paguheni për të punuar jo për të diskutuar kuptimin e jetës.
Binjakët
Ka një problem serioz me të ardhurat e partnerit, trashëgiminë ose taksat. Kjo situatë kërkon një mendim serioz për zgjidhjen. Takimi me një ekspert parash do t?ju ndihmojë të përcaktoni një strategji për të mbrojtur paratë. Do të duhet të bëni sakrifica nga ana e të dyve. Lërini mënjanë pakënaqësitë dhe mërzitjet, por qëndroni së bashku për hir të harmonisë.
Gaforrja
Ju duhet të mendoni me kujdes para se të largoheni nga një ortakëri në biznes ose partneri juaj. Nuk është fundi i botës, gjithsesi. Një kompromis për hir të harmonisë do të dëmtojë vetëbesimin tuaj. S?ka pse të ndiheni si objekt dështimi. Ju asnjëherë nuk e dini se ç?mund të bëni deri në momentin që e provoni. Nëse jeni pranë dikujt që ju dekurajon, është koha t?i shkëpusni gjërat.
Luani
Është e rëndësishme të jeni bashkëpunues me kolegët. Mund të mos i pëlqeni disa njerëz në punën tuaj, por nuk mund ta ndaloni progresin e tyre. S?ka pse të bëheni shok i ngushtë me të gjithë, thjesht bëhuni i dobishëm. Askush nuk mund t?ju akuzojë se jeni shumë kritik thjesht sepse bëni punën mirë. Ndoshta se kuptoni, po perspektivat tuaja në punë mbështeten në aftëistë tuaja për të qenë një lider.
Virgjëresha
Bëni kujdes mos thyeni zemrën e dikujt. Një mik ose i afërm juaji mund të jetë jopraktik dhe i padisiplinuar, por kritikat e vazhdueshme nuk do ta ndihmonin situatën. Bëni më të mirën për të gjetur një zgjidhje. Kur keni pakënaqësi mbani një heshtje. Duke treguar besim në aftësitë e tij, ai do të arrijë një nivel maturie të cilin nuk e mendonit se do të ishte e mundur. Çelësi është të thyeni ciklin e pavarësisë.
Peshorja
Disa debate familjare do t?ju bëjnë të kuptoni që pavarësia juaj financiare është zgjedhja më e mirë. Kur jeni në gjendje të mbani veten tuaj mund të bëni zgjedhjet që doni pa dashur të justifikoheni tek të tjerët. Po përballeni me një sëmundje dhe vareni nga financat e prindërve? Bashkojuni një grupi mbështetës. Takimet me njerëz që kanë të njëjtin problem si ju do të jenë terapeutike. Kjo gjë të cliron tensionin dhe të mëson aftësi të rreja.
Akrepi
Planifikimi i gjithçkaje që bëni gjatë ditës ka disa efekte sforcuese. Ju gjithmonë ju ka pëlqyer elementi i surprizës. Dëshira juaj për ndryshime është e pandryshueshme. Megjithëse sjellje të tilla mund të kenë efekte të pakëndshme si për shembull largimi i paparalajmëruar nga puna, vazhdoni rrugën tuaj. Njerëzit do të mësohen me ju.
Shigjetari
Sjelljet egoiste po rrezikojnë një marrëdhënie të ngushtë. Ju jeni në një marrëdhënie financiare më të mirë se shumica e miqve. Në vend që t?u kërkoni të tjerëve t?ju takojnë në restorante të shtrenjta, ftojini ata në shtëpi. Nëse dikush ju ka borxh, por është në gjendje të keqe ekonomike, faljani. Nëse së fundi keni fituar ca para, bëni një donacion për një kauzë të mirë.
Bricjapi
Shefi juaj ndihet i intimiduar nga personaliteti juaj komandues. Është e qartë se jeni më i aftë se ai. Edhe pse nuk keni si qëllim të merrni vendin e tij të punës, prezenca juaj është një kërcënim për të. Lëvizja drejt një pozicioni më të avancuar do të ishte e mirë për ju. Marrja e urdhrave nga dikush që ka aftësi lidershipi të varfra po shteron energjitë tuaja. Mbajini planet të fshehura derisa gjërat të sistemohen në vendin e tyre.
Ujori
Po përballeni me një problem serioz, mjaft u përpoqët ta shmangni. Mos kërkoni informacione nëpër mediat sociale, por bisedoni me miq të besueshëm. Ata do t?ju inkurajojnë të merrni ndihmën profesionale për të cilën keni nevojë. Të qenit viktimë e abuzimit nuk është pasojë e një dështimi personal. Është një shenjë që duhet të bëni disa ndryshime domethënëse. Puna me dikë që ka eksperiencë në konsultim është kritike për suksesin tuaj.
Peshqit
Disa mosmarrëveshje të vështira me miqtë do të tronditnin rrethin tuaj social. Nuk mund të toleroni më disa sjellje ofenduese dhe të pahijshme. Disa njerëz mund t?ju akuzojnë për të qenit egoist, por nuk është e vërtetë. Ju keni një histori të gjatë vendosjesh së nevojave të të tjerëve para tuajave. Tani është koha të mbroni interesat tuaja. Nuk është puna juaj t?u jepni dashuri të pakushtëzuar personave negativë.