Muajt pararendës ishin intensivë me planetët reaksionarë dhe lëvizjet astrologjike që na bënë të punonim për të zbuluar qëllimin tonë dhe të kishim marrëdhënie të suksesshme, por, sipas horoskopit, ky muaj do jetë kulmimi i të gjitha këtyre përpjekjeve.
Ja si do ndikojë muaji tetor në jetën e çdo shenje:
Dashi
Këta muaj kanë qenë si një spastrim për ty. Ke pësuar ndryshime të ndryshme gje e gjitha kjo të ka përgatitur të ndërmarrësh impenjime të ndryshme. Tani që duhet të kujdesesh pikë së pari për veten, je i/e gatshëm/e të ndash energjinë tënde me të tjerët.
Demi
Në një pikë të caktuar ndjeve se kishe humbur gjithçka, kjo bëri që jeta jote të ndryshonte rrënjësisht. Në muajin tetor mund të shijosh mundësi të reja në lidhjet e tua dhe kjo do të ndihmojë në zgjerimin e horizonteve dhe krijimin e hobi-ve të reja.
Binjakët
Këtë tetor do gjesh energji për të reaguar dhe për të arritur atë që dëshiron në marrëdhëniet e tua, mund të manifestosh atë që dëshiron dhe ta arrish falë aftësive të tua të shkëlqyera komunikative.
Gaforrja
Ke qenë në gjendje të bësh një lidhje mes gjithçkaje që ke kaluar muajt e fundit dhe kjo të ka bërë më të sigurtë tek vetja. Kjo siguri do të të bëjë më tërheqës/e dhe do mund të takosh njerëz që do pasurojnë jetën tënde.
Luani
Ki besim në faktin që po shkon në drejtimin e duhur dhe lëre veten të drejtohesh nga instikti yt. Do shohësh që çdo gjë që do kërkosh nga marrëdhëniet e tua, do të vijë nga ty.
Virgjëresha
Nëse po kalon një moment të vështirë në lidhjen tënde, do gjesh një mënyrë për ta kaluar nëse e dëshiron. Çelësi do jetë të dëgjosh dhe të reagosh me zemër.
Peshorja
Në këtë muaj mund të lidhjesh më shumë me njerëzit që të rrethojnë. Përdore një gjë të tillë për të marrë vesh diçka më shumë dhe për t’u plotësuar si person. Kjo do të të ndihmojë të fitosh aftësi të reja.
Akrepi
Komunikimi yt me të tjerët do përmirësohet dukshëm, nuk do dyshosh më dhe do ketë më pak keqkuptime. Kjo do të të ndihmojë në të gjitha fushat e jetës.
Shigjetari
Shpejt do gjesh dashurinë e jetës, por duhet të jesh i/e kujdesshëm/e që të mos e lësh të të ikë kjo mundësi. Ki besim tek vetja dhe beso tek dashuria.
Bricjapi
Ka ardhur koha që të lini paragjykimet për të tjerët, sepse kjo mund të jetë arsyeja që nuk gjeni ende dashurinë. Punoni për të përmirësuar veten dhe do shihni që dashuria nuk do jetë larg.
Ujori
Duhet të jesh i/e ndershëm/e ne veten dhe ta heqësh maskën që nxjerr para shoqërisë, nëse do vërtet të gjesh dashurinë e vërtetë. Vetëm në këtë mënyrë shpirti yt binjak do të të shihte vërtet si je, për t’u përgjigjur më pas me dashuri.
Peshqit
Ende nuk po shkëputesh nga e shkuara dhe kjo të ka bërë të humbasësh mundësi të tjera në dashuri. Përqendrohuni tek e tashmja dhe kujtohuni se gjithçka ndodh për një arsye.