Horoskopi javor,Meri lëshon dorën dhe i jep 5 yje këtyre shenjave

Astrologia Meri Shehu ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, për të bërë si çdo javë ndarjen e yjeve për çdo shenjë. Sipas Merit kjo javë do jetë shumë interesante.

Duhet të shikojmë mirë çështjet ekonomike dhe personale.




Dashi– 1 yll, megjithëse hëna e re në Peshore është në kundërshtim me Dashin, por kjo nuk do të thotë që çdo gjë do kundërshtohet. Çdo gjë mund të shkojë drejt bashkëpunimit, por duke ditur që dashët janë egoistë dhe egocentrik duhet ta hapin dorën për një bashkëpunim të këndshëm. Kujdes me punën dhe një prapaskenë aty.

Demi– 2 yje, sepse do kenë problem me jetën erotike, në planet dhe projektet e tyre. Dikush nga e kaluara do vijë t’i përqafojë, por ka një prapaskenë, një as nën mëngë që nuk është shumë i mirë. Një punë e re i pret gjithsesi.

Binjakët– 5 yje, sepse në fund të javës nga data 27-28 Marsi në Binjak bën një lidhje të bukur me Saturnin në ujor dhe Binjakët do e shfrytëzojnë për të rehabilituar planet dhe projektet e tyre ligjore, studimet dhe një projekt shumë ambicioz.

Gaforrja – 3 yje, janë një nga shenjat kardinale që do merren shumë me shtëpinë me pasuritë e patundshme, ndryshime shtëpie rregullime debate, hapje e mbyllje shumë lëvizje aty, gjithë ky lëmsh lëvizjesh mund të humbasin energji.

Luani

– 4 yje, janë shumë mirë në të gjitha aspektet, por është një çështje ekonomike që shkon e vjen e i mbërthen. Ose zgjidhet, ose siç ka thënë Napoloni ajo që nuk zgjidhet pritet.

Virgjëresha– 3 yje, do kenë një debat ekonomik me këtë hënën e re në Peshore dhe ky debat ekonomik do duket në fund të javës, pikërisht me atë kundërshtimin Diell në Peshore.

Peshorja– 5 yje, Afërdita futet në Peshore në fund të javës kështu që dashuria dhe shumë gjëra të bukura do ndodhin në jetën tonë, sepse Peshorja ka të bëjë me stilin, me sharmin me edukatën, me diplomacinë, kështu që diplomacia do filloj të mbizotëroj. Në dashuri kanë një tradhti, por nuk do jetë diçka e keqe, sepse tashmë do e kenë kaluar.




Akrepi– 3 yje, Mërkuri i kundërt takohet me Afërditën në Virgjëreshë, një plan projekt i kaluar kthehet në çështjet sociale, miqësitë, ose qëllimet e tyre, por të shikojmë ky përqafim sa i ngrohtë do jetë edhe për Akrepët.

Shigjetari – 4 yje, hëna e re në Peshore është shumë e mirë për shigjetarët. Do kenë një lajm të ri në lidhje me punën dhe karrierën, i cili mund t’i kushtëzojë, diku mund të ndërpritet një punë po diku mund të rregullohet shumë fuqishëm.

Bricjapi – 2 yje, Hëna e re i jep një fuqizim, por duhet të kenë kujdes nga njohjet e reja nga ndryshimet e punëve në këtë kohë sepse Mërkuri është i kundërt.

Ujori– 5 yje, Peshorja na jep më shumë optimizëm. Ujori lidhet bukur me Peshoren. Hëna e re në Peshore tregon projekte të reja, udhëtime, dashuri të reja. Afërdita në Peshore në fund të javës do i japi shumë avantazhe ujorëve.

Peshqit– 1 yll, Hëna e re është në një pozicion jo të mirë për peshqit, ka të bëjë me çështje ekonomike. Do ketë një ngatërresë të madhe.

Author: admin