Bëhuni gati sepse Tetori do ju çojë në qiellin e 7-të, kësaj shenje të horoskopit do i transformohet jeta këtë muaj!

Peshqit, Parashikimi I Muajit Tetor 2022




Këtë muaj keni shumë komunikim, shumë mesazhe nga puna, gjërat do lëvizin shumë shpejt. Mund të ketë më shumë komunikim mes jush dhe një njeri që ka gjithashtu shenja uji në hartën e tij (Gaforre, Akrep, Peshqit) dhe do gjeni diçka të përbashkët mes jush dhe personit tjetër, gjë e cila mund të jetë dhe një eksperiencë e ngjashme. Këtë muaj do ndiqni rrymën dhe rruma do jetë shumë e shpejtë. Është muaj transformimesh dhe mund të transformoni veten, veshjet, shtëpinë, ambjentin e punës, etj.

Këtë muaj do fitoni shumë pasi të kapërceni dyshimet dhe frikërat tuaja. Ky është një muaj për të cilin keni shumë pritshmëri dhe nuk dua që t’jua ngrej shpresat më shumë seç duhet por keni të drejtë të prisni këtë muaj sepse ky Tetor është muaj shumë i fuqishëm për ju. Realiteti juaj i përditshëm do jetë më ndryshe nga ky muaj e tutje. Këtë muaj do kuptoni se e keni çelësin e hapes së dyerve të shumë ëndrrave. Do ju sfidohet durimi dhe do ju duhet që të tregoheni të duruar sepse ëndrra për të cilën po përpiqeni do realizohet. Mund të realizohet papritmas dhe shumë shpejt, pa ju dhënë dhe shumë kohë që të mendohen por thjesht të shfytëzoni mundësinë.

Ky është një nga muajt më të mirë për një shenjë dhe Tetori për ju duket shumë i mirë. Ndjehen mirënjohës oër gjërat që keni, për miqtë, shtëpinë, familjen. Do ndjeheni vazhdimisht mirënjohës sepse muaji do jetë i tillë që do ju kujtojë arsye se pse të ndjeheni në mënyrë të këtillë. Edhe nëse largoheni nga një punë e caktuar, do ndjeheni mirënjohës për faktin që keni punuar diku dhe keni fituar eksperiencën për të përballuar një nivel tjetër.

Energjia juaj po ndryshon shumë këtë muaj dhe shumë gjëra po ndryshojnë përreth. Mund të ndjeni një lloj ankthi fillimisht, të ndjeheni nervozë sepse nuk e dini se si do rezultojë një gjë e caktuar, por ky është nervozitet ose një ndjenjë frike e cila ju ndihmon që të ecni përpara, që t’i jepni këmbëve shpejt. Ky është një muaj shumë i bukur.




Për ata prej jush të cilët janë me një partner i cili/e cila nuk e shpreh shumë veten, tani do dallojnë më shumë romancitet dhe ngrohtësi prej partnerit sepse Afërdita po vjen e zmbrapsur në shenjën e Akrepit dhe njerëzit e dashur përreth (në përgjithësi) do e shqyrtojnë sjelljen e tyre karshi jush dhe do ju kapin në befasi (për mirë).

Ndërkohë që mendja juaj logjike ju dikton një drejtim të caktuar, nëndërgjegjia juaj ju shtyn që të shkoni në një drejtim tjetër, kështu që përpiquni që të uleni për të reflektuar dhedëgjuar atë që ju thotë zëri i vogël brenda vetes. Do jeni shumë frymëzues për njerëzit përreth, me energjinë dhe nismat që keni marrë që në fillim të muajit ose ato që do mrrni në javët në vazhdim.

Nëse vendosni që të mos bëni asgjë, diçka do merret prej jush dhe do ju duhet që të lëvizni prej kësaj dhe do arrini në një pozicion shumë të mirë.

Author: admin