Meri tregon se kush eshte shenja me fatlume për muajin Tetor Zbùlòjeni ajeni ju ata qe do Eklipsohen nga Fati

Meri tregoi se shenja fatlume për muajin tetor është ujori dhe paralajmëroi se do të realizojnë kontrata të mira pune që do të ndikojnë në karrierën e tyre. “Ujori mban kurorën këtë muaj. Do të kapërcejnë disa ndryshime të mëdha që do të vijnë në formën e pengesave, por që do të kurorëzohen me sukses. Në fund të muajit pritet të realizojnë një kontratë të mirë pune, që do të nisë një etapë të re për karrierën e muajit. Pritet edhe kontrata me jashtë.” – tha astrologia Meri Shehu.

Ndërkohë që ajo zbuloi se shenja e dytë me fat është akrepi dhe iu këshilloi që të mos marrin kredi dhe borxhe, pasi nuk do të jetë gjë positive gjatë këtij muaj.




“Psikologjikisht kanë nevojë për ndryshime, do duan të udhëtojnë. Kujdes në 10 ditëshin e parë të mos thyejnë gjëra që mezi i kanë ndërtuar. Nëse mendojnë të çlirohen mund të kenë një shkëputje nga lidhjet e vjetra.”- tha Meri.

Ndërsa shenja e tretë fatlume për muajin tetor është peshorja.

“Tetori është muaji i tyre, por duhet të keni kujdes në lidhje me cështjet ekonomike dhe familjare. Por hëna e re në datën 8, nis një etapë e re për ta, oferta të mira pune dhe do të nis dhe rregullimi i gjendjes ekonomike. Do të detyrohen të mos shpenzojnë më shumë” – përfundoi Meri Shehu.

Renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat tek me e favorizuara:

2- Peshqit, janë në këtë pozicion për efekt të afërditës së kundërt në akrep që iu përmbys pak qetësinë. Kjo ka të bëjë me çështjet ekonomike dhe Peshqit duhet të jenë më të rocianalizuar.

11- Dashi. Një hënë e re në shenjën e tyre i thërret për ndryshime. Ndryshimet duhet të bëhen, por janë akoma të dobët për të ndërmarrë ndryshime. Në çështjet ekonomike pretendohen shpenzime. Janë në këtë pozicion për shkak të luhatjeve.




10- Bricjapi. Gjërat për ta do të jenë më të qarta. Fakti që mërkuri do të bëjë një kundërshtim me plutonin do të thotë që ata mund të bëhen pjesë e një prapaskene me dëshirën e tyre. Do të futen në një krizë identiteti dhe nuk do arrinë dot atë që pretendojnë dhe duhet të kenë kujdes.

9- Demi. Shumë planetë do të bëjnë kundështime me uranin që është në shenjën e tyre. Do kenë lajme të mira por urani i le të pastabilizuar. Ngjarje të papritura dhe surpriza të pakëndshme mund të sjellin reagime jo shumë të mira në çiftet që kanë probleme.

8- Gaforrja. Presupozohej që Shtatori t’iu kishte dhënë një ëndërr të bukur dhe Tetori do t’iua kthej mbrapsht. Por ato marrëdhënie që kanë gabuar në të kaluarën do t’iu kthehen dhe do t’iu dalin përpara. Njerëz të cilët i kanë keqtrajtuar apo punë që nuk i kanë bërë mirë dhe kjo do t’i lëkundë dhe do t’i bëjë nervozë.

7- Binjakët. Ata mund të bëhen pjesë e lojrave të mëdha dhe të rrezikshme për të zënë një pozicion. Mund të marrin fitoren e dikujt tjetër. Kjo ndoshta nuk iu takon por do të kenë një kurorëzim të suksesshëm por do marrin diçka.

6- Virgjëresha. Pas kapërcimit të 10 ditëshit të parë ku do të kenë bashkëpunime do fillojnë gjërat të mblidhen për mirë. Do të mësojnë nga gabimet e tyre dhe mund të fitojnë më shumë nga humbja e tyre. Do lënë pas një etapë të errët.




5- Luani. Me një ndikim të fuqishëm përsa i përket punës. Do shpëtojnë nga një punë e lodhshme, një sëmundje e vështirë mund të shpëtojnë, por ajo çfarë duhet të kenë kujdes është Mërkuri në kundështim me plutonin dhe të mos gjëmojnë pas diçkaje të madhe. Është një kohë e mirë për ta për të qetësuar situatën.

4- Shigjetari.Ata do të dalin në pah por do vihen përballë një detyrimi ekonomik. Do ta kalojnë këtë pengesë dhe do të lulëzojnë përsa i përket pjesës ekonomike. Nuk duhet t’i besojnë zgjerimit të kontakteve.

Author: admin