Meri Shehu është një nga astrologet më të dashura për publikun dhe ndër më të njohurat në Shqipëri me parashikimin e të ardhmes për shenjat e horoskopit.
Meri ishte e ftuar në “Late Night show” të Kastro Zizos ku zbuloi se Meri është emri i pagëzimit, por jo emri i saj i vërtet.
“Ne u ndikuam se ne shqiptarët duhet të përshtateshe me jetën dhe ndikoheshe. Ishte një luftë për mbijetesë dhe kishim nevojë për shpresë, të besonim diku. Na pagëzuan, unë në letra nuk e kam ndryshuar emrin”, është shprehur Meri por pa e treguar emrin e saj të vërtet.
Astrologia ka treguar edhe si e nisi astrologjinë: “Më erdhi rastësisht. Isha në Greqi, isha e martuar, kisha lindur vajzën time dhe aty rastësisht u njoha me një rrymë astrologjie dhe më pëlqeu. As e kisha menduar, as e kisha ëndërruar ndonjëherë dhe mbase nuk më përfaqësonte si një intelektuale që ti përkushtohesha dickaje të panjohur. Është më e bukur se mësuesia sepse të mëson më shumë gjëra dhe unë e kam pranuar kështu”.