Nëse jeni beqar, do të takoni dikë që e bën zemrën tuaj të rrahë fort./ Meri Gjini paralajmeron keto shenja

Dashi

Përfundimi i një projekti personal vjen si një lehtësim i jashtëzakonshëm. Rezultatet janë më të mira nga sa keni ëndërruar ndonjëherë. Duhet të festoni me miqtë që janë të kënaqur me suksesin tuaj. Lënia pas e zemërimit ka qenë çliruese. Keni bërë zgjedhjet e duhura gjithmonë, ndaj mos u pendoni.




Demi

Lënia pas e një situate të dhimbshme ju bën të ndjeheni të qetë, të sigurt dhe me shpresë. Po nisni një rrugë të re emocionuese. Në vend që të nxitni dramën dhe kaosin, po zgjidhni rrugën më të lehtë. Është e lehtë që bollëku të rrjedhë në jetën tuaj kur jeni i qetë. E keni kuptuar edhe vetë këtë tashmë.

Binjakët

I keni tejkaluar kufijtë e disa marrëdhënieve njerëzore. Mos ushtroni presion ndaj këtyre marrëdhënieve. Ndiqni pasionet tuaja dhe së shpejti do miqësoheni me njerëz që ndajnë të njëjtat interesa me ju. Këto miqësi do t’ju frymëzojnë. Do ndiheni më të kënaqur.

Gaforrja

A jeni në ankth për të arritur një nivel suksesi? Jeni me fat. Fama po vjen për ju. Një profesionist i cili është i impresionuar me punën tuaj do t’ju ofrojë një pozicion udhëheqës. Kjo punë do të jetë shumë argëtuese. Mos u shqetësoni për të ardhmen. Duhet të ndiheni të sigurt.




Luani

Do të shpërbleheni për njohuritë dhe përvojën tuaj. Nëse ju ofrohet një punë për të dhënë mësim, , duhet ta pranoni. Ndarja e njohurive tuaja me një audiencë do të jetë e dobishme, si financiarisht ashtu edhe emocionalisht. Ju i bëni mësimet të duken si argëtim. Keni një karizëm të natyrshëm që tërheq vëmendje.

Virgjëresha

Paratë nga një trashëgimi do të vijnë. Përdorini për të bërë disa përmirësime në shtëpi. Nëse nuk keni ende shtëpinë tuaj është koha për ta blerë një të tillë. Shikoni disa mundësi dhe kërkoni ndihmën e ekspertëve nëse është e nevojshme. Kur tregoni vlerësim për njerëzit, madje edhe për ata që ju shqetësojnë, ndodhin gjëra vërtet magjike. Qëndrimi juaj pozitiv është qëndrimi i duhur.

Peshorja

Arritja e një marrëveshjeje reciproke ju mbush me lumturi. Nuk jeni tipi që i pëlqen të sakrifikojë të tjerët për të marrë atë që dëshironi. Përdorimi i aftësive diplomatike për të gjetur terren të përbashkët është një nga kënaqësitë tuaja më të mëdha. Njerëzit duan të punojnë me ju. I vetmi person që mund t’ju bëjë të lumtur është vetja juaj.

Akrepi

Përfundimi i një liste të gjatë punësh ju mbush me krenari. Tani mund të shijoni një kohë me veten. Aktivitetet e vetmuara si leximi, shkrimi dhe komunikimi me natyrën do të rimbushin bateritë tuaja. Pakënaqësia ndaj një kolegu do ta bëjë përvojën tuaj të punës shumë më të vështirë. Duke u përqëndruar në cilësitë e tij pozitive, tiparet negative do të bëhen gjithnjë e më pak të bezdisshme.

Shigjetari

Ju jeni një magnet dashurie. Nëse jeni beqar, do të takoni dikë që e bën zemrën tuaj të rrahë fort. Sapo sytë tuaj të takohen, ai do të vijë dhe do të prezantohet. Nëse jeni në një lidhje, do të hyni në një fazë të re të marrëdhënies.




Bricjapi

Jeta juaj në shtëpi po pëson disa ndryshime të rëndësishme. Një i afërm mund të largohet nga shtëpia ose ju mund të transferoheni në një vend më të vogël. Shitja e disa gjërave që  nuk ju duhen më mund t`ju japë disa para për udhëtime. Vetëm se jeni zhgënjyer disa herë, nuk do të thotë që jeni i destinuar të vuani përgjithmonë. Merrni në dorë kontrollin e fatit tuaj dhe bëni gjëra që ju sjellin gëzim.

Ujori

Një projekt grupi ka arritur në një përfundim të suksesshëm. Ju jeni krenarë për të gjithë përparimin që keni bërë. Secili anëtar ka dhënë kontributin e tij. Rezultatet janë përrallore. Duke ndjekur rregulloren, do të merrni atë që dëshironi pa dëmtuar të tjerët. Ju jeni pjesë e një tërësie më të madhe. Respektimi i ekipit ju sjell mbështetjen që dëshironi.

Peshqit

Një mundësi për të fituar para do vijë. Përdorini ato për të zgjeruar karrierën tuaj. Fillimi i biznesit ose një trajnim i avancuar do të rrisë lirinë tuaj. Puna do të bëhet më shumë burim argëtimi, sesa domosdoshmëri ekonomike. Ndjenjat e fuqishme nuk duhet të injorohen. Nëse nuk doni të bëni diçka, refuzojeni me mirësjellje. Nuk keni pse ta justifikoni zgjedhjen tuaj.

Author: admin