Patjeter duhet ta dine gjithe qytetaret, Ja cfare ka ndodhur me ata qe po aplikojne per viza?

“I jam drejtuar ‘Fiks Fare’ se kam bërë një kërkesë në një agjenci që çon punëtorë në Gjermani. Quhet ‘Europe Agency’, i jam drejtuar në vitin 2017. Kam parë reklama dhe iu drejtova. Kjo agjenci i çonte njerëzit në Gjermani në bazë të kualifikimit të gjithsecilit. Unë e kisha si pllakashtrues, në ndërtim.




Kam shkuar në fillim të 2017-ës, lidha një kontratë paraprake dhe bëra një pagesë 1500 euro. Kjo agjenci ishte rekrute e cila më lidhte mua dhe punëdhënësit në Gjermani. Pagesa ka qenë 4000 apo 5000 euro. 1500 euro i kam paguar. Ka qenë kësti i parë” tha qytetari.

Sipas tij, kontrata në 2017-ën ka pasur disa pika. “Nëse agjencia nuk zbatonte këto pika do të kthehej pagesa. Dhe do mbanin 200 euro si shërbime. Nga 2017 deri në 2019 s’mu krye asnjë shërbim. Shkoja sërish për t’u interesuar. Nga Fieri deri në Tiranë mund të shkoja dy herë në muaj.




Pasi ata e panë që po shkoja shpesh, më detyruan të firmosja një kontratë të dytë. Atë dita vura re se në kontratë ishte shkruar se nëse nuk zbatohej nga agjencia, dilte e pavlefshme” vijon qytetari. Sipas tij, agjencia i ndërronte punonjësit dhe kontrata e re ishte se për 3 muaj do të mbaronte punë.

Author: admin