Horoskopi i fundjavës sjell stabilitet. Astrologët parashikojnë se disa shenja do të jenë veçanërisht më të lumtura. Ata që i përkasin shenjës së Bricjapit, pritet të marrin një vendim të rëndësishëm.
Dashi
Gjërat në punë po shkojnë në favorin tuaj. Dalëngadalë tensioni ndalet, keni afate realiste dhe do të arrini gjithçka. Gjërat duken në vijë dhe për këtë jeni të kënaqur. Ndaj shfrytëzojeni këtë fundjavë për t’u çlodhur. Do të shijoni blerjet që do të bëni.
Demi
Afërdita është në shenjën tuaj dhe ju jeni shumë të gëzuar. Do të përfundoni gjithçka me lehtësi dhe jeni plot energji. Kështu do të jetë dhe fundjava për ju.
Binjakët
Komunikimi është i jashtëzakonshëm. Tani keni vendosur të përfundoni gjithçka që nuk mundeni. Për fundjavë ju presin momente të bukura si në dashuri ashtu edhe në shoqëri.
Gaforrja
Në fushën e dashurisë duket gjithçka perfekte. Ju jep forcë dhe vullnet. Ndiheni si një flutur! Kalojeni fundjavën me njerëz që ju kanë për zemër.
Luani
Puna po shkon perfekt. Kur përballeni me situata të pakëndshme, ju i merrni gjërat me lehtësi. Shijojeni fundjavën. Kaloni kohë me familjen tuaj dhe ata ju duan.
Virgjëresha
Ngadalë, por me siguri, ju po e përshtatni jetën tuaj sipas nevojave tuaja. Gjërat e bukura ndjekin njëra-tjetrën. Kushtojeni fundjavën vetëm atyre gjërave që ju bëjnë të lumtur.
Peshorja
Për fundjavë ju pret një situatë paksa më e tensionuar sa i përket dashurisë. Mundohuni të mos e ndërprisni partnerin dhe dëgjoni me vëmendje. Kaloni më shumë kohë me njerëzit që ju mbushin zemrën.
Akrepi
Kjo marrëdhënie e trazuar në dashuri nuk po qetësohet. Kështu do të jetë edhe për fundjavën. Edhe pak durim dhe çdo gjë do të rregullohet vetë.
Shigjetari
Jeni të kënaqur me zhvillimin e situatës në të gjitha fushat. Nuk ka tension dhe këtë fundjavë mund ta shfrytëzoni për një mini arratisje nga qyteti!
Bricjapi
Puna po shkon ashtu siç e keni imagjinuar. E vetmja gjë që shkakton dhimbje koke është dashuria. Për fundjavë, uluni dhe flisni fillimisht me veten tuaj. Jeni një hap më afër vendimit përfundimtar.
Ujori
Në marrëdhëniet familjare gjërat nuk janë më aq të komplikuara. Për fundjavën situata është zbërthyer plotësisht dhe gjithçka vjen në vete. Do të jeni të kënaqur!
Peshqit
Jeni në ekuilibër me veten dhe asgjë nuk mund t’ju shqetësojë. Ju vetëm shijojeni atë. Kështu do të jetë edhe për fundjavën. Kjo kohë e mirë është vetëm e juaja! /abcnews.al