Astrologia Meri Gjini paralajmëron të kemi kujdes këtë fundjavë

Në Tv Klan ishte e ftuar astrologia Meri Gjini e cila foli për ndikimin e hënës së plotë në shenjat e horoskopit.




Sipas astrologes ndikimi i hënës së plotë ka filluar që të hënën dhe do të këtë ndikim të fortë deri në fundjavë.

Ajo foli për Mërkurin në prapavijë i cili solli probleme emocionale dhe ndërlikime të mëdha.Meri Gjini: “ Është një hënë e plotë e cila ekzaktësisht shoqërohet me një lëvizje, me një hyrje të planetit të veprimit, të Plutonit të vështirë kështu që nuk na mjaftonte një Mërkur që ishte në në kundërt që nga fundi i Shtatorit, nga 27 Shtatori e deri më tani. Në fakt nuk ishte vetëm, ishte në hyrje të drejtpërdrejtë me Marsin dhe Diellin nga Peshorja gjë që bëri të ishte një ndikim shumë i fortë dhe i përforcuar dhe jo vetëm në ato prishjet e vogla, por solli probleme shumë të mëdha në mostolerancën apo në nervozizmin e gjithsecilit prej nesh duke u shoqëruar në fakt me një lëvizje të vështirë të fizikut”.




Gjithashtu Saturni në prapavijë solli probleme me shëndetin.

Meri Gjini: “Por ndërkohë lëvizja e parë pozitive ishte kthimi i Saturnit në të drejtë, ishte Plutoni në të drejtë, gjithashtu Mërkuri është kthyer në të drejtë nw datën 19. Do përpiqemi të menaxhojmë mirë edhe këtë javë se më pas do të kemi lajme të mira me shëndetin, do të kemi lajme të mira për gjëra të rëndësishme. Individi do të ketë në formën e vet zhvillime të forta”.




Hëna është në shenjën e Dashit dhe kjo do të thotë se mund të kemi veprime të shpejta të pamenduara gjatë. Urani është tek Demi dhe mund të sjellw lajme që na shqetësojnë.

Meri Gjini: “Kujdes në timon dhe alkool, në këtë javë dhe sidomos në këtë fundjavë, arrin pikun e vet nisur që të hënën, timon dhe alkool jo duke qenë se jemi të mbingarkuar, reflekset nuk na funksionojnë siç duhet”./tvklan.al

Author: admin