Do shpërblehesh për një punë për të cilën je…!/ Horoskopi i Meri Shehut 5 nëntor 2022

Dashi

Je i etur për të eksploruar ide të reja. Dikush do të ndihmojë e do të frymëzojë. Do e gjesh veten të rrethuar nga një sërë mundësish të arta. Në vend që të qëndrosh në atë punë të mërzitshme që ke tani, merr guximin dhe bëj lëvizje të tjera. Përdore vendosmërinë për të hyrë në një territor të panjohur. Nëse dikush të këshillon të vizitosh një qytet, merre në konsideratë sepse do kthehesh me ide brilante.




Demi

Do ballafaqohesh me një person që të sfidon prej kohësh. Ky person do të vendosë në një pozicion të pasigurt. Mund të humbasësh vendin e punës ose të heqësh dorë nga një projekt i rëndësishëm. Mos u shqetëso, për shkak se ke ide të zgjuara, do gjesh një zgjidhje më të mirë. Dikush që e vlerëson trimërinë tënde, do të kërkojë të punosh me të. Kjo aleancë do jetë shumë e dobishme.

Binjakët

Është e rëndësishme të mendosh dy anët e një çështje para se të marrësh një vendim të rëndësishëm. Ndihesh i tunduar për të vepruar, por nëse e bën do kesh një disavantazh të madh. Nuk mund të bësh kompromise për diçka që vë primare vetëm interesat e palës tjetër. Largimi nga një marrëveshje do të forcojë marrëdhënien që ka dikush ndaj teje. Dikush që e admiron besnikërinë tënde mund të bëjë një ofertë që nuk mund ta refuzosh. Mos harro: Kur mbyllet një derë, hapet një dritare.




Gaforrja

Do marrësh lajme të shkëlqyera nga ana shëndetësore. Rikuperimi nga një sëmundje ishte një rrugë e gjatë të cilës tashmë i erdhi fundi. Konsideroje këtë gjë të mrekullueshme dhe dil dhe festo me miqtë. Falë mbështetjes së tyre, pate forcën për të ecur përpara e të luftosh. Tani që ndihesh mirë, je në gjendje ti kthehesh punës. Mos u habit nëse të vjen një ofertë fanatike për punë.  Nuk ka asnjë arsye për të mos e pranuar. Nëse puna e re ndodhet jashtë shtetit, aq më mirë.

Luani

Një bisedë e këndshme do avancojë marrëdhënien me partneren pranë së cilës sytë të shkëlqejnë. Nëse je në një lidhje, shprehe dashurinë dhe mos e mbaj brenda vetes. Bëj atë që të sjell kënaqësi, është koha e duhur dhe personi i duhur për të shijuar romancën. Jeni të dy aventurierë dhe do përjetoni gjëra të bukura.




Virgjëresha

Je si magnet, kështu gjithë kohën je e rrethuar nga njerëz të mirë e të dashur. Kur je e mbushur me energji pozitive, je në gjendje të kapërcesh të gjitha pengesat. Qëllimet e tua për të arritur sa më lart janë të mëdha. Edhe mundësitë do jenë të tilla.

Peshorja

Personalitet i mprehtë, simpatik dhe miqësor. Largohu nga konferencat dhe dil dhe festo. Ke nevojë të shkëputesh nga puna për shkak të lodhjes së tepërt. Dërgoji një mesazh, letër ose email një personi që e ke përzemër. Përgjigja që do marrësh do të emocionojë jashtë mase. Në aspektin e dashurisë, duhet të japësh më shumë dhe ti kushtosh më shumë rëndësi. Fillo që sonte pas festës.

Akrepi

Nuk mund të bësh shpenzime për gjëra luksi kur ke një detyrim financiar për të shlyer. Mos shko shumë lart me pretendimet sepse kuletën këto kohë nuk do e kesh plot. Gëzohu me gjëra të vogla e të këndshme. Për ata që kërkojnë një punë, të tregojnë kujdes me komunikimin.




Shigjetari

Miqtë tuaj talleshin me mendimet e tua duke i konsideruar si imagjinare, por së fundmi ata do të japin të drejtë. Madje do të kërkojnë ide të tjera për ti vënë në zbatim.  Intuita do të frymëzojë për të bërë gjëra të reja dhe të përfshihesh në një punë me shumë fitime. Hapi i radhës do të sjellë shumë para.

Bricjapi

Koha për të shpenzuar për veten. Po i bashkohesh mendimit të familjarëve se duhet të bësh diçka për veten, duke filluar që nga veshjet e reja. Një sërë mundësisht të mira për karrierën janë rrugës. Sot do zbulosh disa dëshira të fshehura, ose më saktë do të lindë një ide për një projekt interesant. Dëshiron gjithmonë që të zgjerosh horizontin me informacione të reja. Një udhëtim jashtë vendit është në mendjen tënde prej kohësh. Ndoshta tani është momenti  ta realizosh.

Ujori

Je një vizionar i vërtetë, ke plot mendime abstrakte në kokë që shumica e njerëzve nuk i kupton. Nëse ke një ide për një biznes të veçantë, duhet të konsultohesh dhe të bisedosh me një njeri të afërt që ka njohuri. Mos rreziko pa qenë i sigurt për shkak se ndonjëherë ti nxiton. Do njohësh disa njerëz të rinj me një sfond tjetër kulturor që do të frymëzojnë.




Peshqit

Një mundësi e veçantë do të vijë shumë shpejt. Në fakt, në çdo punë që përfshihesh, qoftë me botime, me udhëtime, ose në fushat e arsimit rezulton me sukses. Do shpërblehesh për një punë për të cilën je lodhur prej kohësh. Së fundmi, je përfshirë në një sipërmarrje për të cilën duhet të punosh shumë. Mos ki asnjë dilemë sepse në fund do dalësh më se i fituar.

Author: admin