Mund të fitoni një shumë të madhe parash përmes një…!/ Horoskopi i Meri Shehut 12 nëntor 2022

Dashi

Qëndrimi juaj me këmbë në tokë sjell stabilitet në çdo grup. Njerëzit i kanë sytë nga ju për të bërë udhërrëfyesin, sidomos kur bëhet fjalë për emergjenca. Ndërsa të gjithë sillen si të hutuar përreth, ju qetësisht bëni plane dhe shpërndani materiale. Besojini intuitës sa iu përket projekteve krijuese. Nëse ndiheni të detyruar të provoni një mjet ose teknikë tjetër, bëjeni. Është koha të zgjeroheni dhe të ushtroni imagjinatën tuaj. Mendoni duke patur parasysh mundësitë, jo problemet.




Demi

Një dëshirë për aventurë do t?ju nxisë të bëni diçka totalisht jashtë karaketrit tuaj. Bindjuni një impulsi për të udhëtuar, shkruar ose studiuar. Guximi për t?u futur në një territor të panjohur do të jetë stimulues. Mund të takoni një person me mjaft ndikim në një udhëtim, në librari ose në një kurs. Pranimi i këtij sugjerimi do t?ju vërë në një rrugë shpërblyese. Lërëni të shkuarën prapa krahëve, falini personat që ju kanë lënduar dhe nisni një fillim të ri. Nuk do të shikoni kurrë pas.

Binjakët

Ana juaj sensuale kërkon të kënaqet. Mjaft i thatë vetes se është e papërshtatshme të blini sende luksi, të shkoni në një SPA ose të shijoni një vakt gourmet. Ta merrni veten me të mirë do të rrisë vetëvlerësimin tuaj. Të tjerët do të shohin tek ju me respekt pasi rrezatoni vetëbesim. Do t?ju bëhet një rritje rroge ose rritje në detyrë falë sakrificave personale që keni bërë në punë. Vullneti për të vënë interesat tuaja mënjanë për hir të kompanisë ka rezultuar në një ngritje të biznesit.

Gaforrja

Natyra juaj romantike tërheq admirues në çdo vend. Nëse po kërkoni për dashuri do ta gjeni atë me një person të realizuar. Ky admirues do t?ju bëjë të ndiheni më mirë me veten duke ju inkurajuar të ndiqni një ambicie të lartë. E keni tashmë një partner? Fusni në axhendë një arratisje. Aktivitete që kanë të bëjnë me anën shpirtërore ju japin një hapësirë të re në jetë. Në vend që të mendoni për pengesa dhe zhgënjime, do të mbeteni të fokusuar në panoramën e plotë. Jeni bekuar me bollëk , miq dhe siguri. Duke u fokusuar tek këto dhurata, ato do të shumëfishohen.




Luani

Tani jeni veçanërisht të ndërgjegjshëm për rëndësinë e shëndetit. Të fuqizoni sistemin tuaj do t?ju lejojë të nxirrni më të mirën nga një marrëdhënie intime. Rritja e qëndrueshmërisë do të kënaqë dhe impresionojë të dashurin tuaj. Nëse jeni vetëm, do të takoni një sipërmarrës tërheqës për shkak të një regjimi palestre. Besojini intuitës tuaj për një çështje financiare. Kontrolli dy herë i llogarisë tuaj bankare mund të zbulojë disa gabime. Sa më shpejt t?i ndreqni këto gabime, aq më e mirë do të jetë e ardhmja juaj ekonomike.

Virgjëresha

Jinni krenarë për gjithë çkeni arritur. Ta krahasoni veten në mënyrë negative me të tjerët, sjell vetëm mundësi të humbura. Ju jeni një person shumë i talentuar me potencial të jashtëzakonshëm. Zhvilloni talentin tuaj të natyrshëm krijues, që do t?ju ndihmojë të fitoni një pasuri. Krijimi i një biznesi artizanal mund të jetë një opsion. Një marrëdhënie e ngrohtë, jo egoiste ju mbush me kurajo. Është mirë të dini se mund të mbështeteni në të dashurin tuaj. Falë këtij suporti, mund ta rimerrni veten nga një sëmundje, të gjeni një punë të re ose të lëvizni në një zonë të bukur pranë ujit.

Peshorja

Këshillohet të kaloni më shumë kohë në shtëpi. Do të kënaqeni teksa rifreskoni energjitë në shtëpi në një ambient të ngrohtë familjar. Lejojeni një të afërm të kujdesshëm t?ju përkëdhelë dhe llastojë. Të bëjë punë të vogla, të përgatisë vaktet ose t?u ndihmojë në forma të tjera praktike. Jeni i etur për kujdes dhe dashuri. Dini si të krijoni marrëdhënie të mira me kolegët. Edhe anëtarët më të vështirë të grupit e shijojnë shoqërinë tuaj. Kjo sepse ju nuk përpiqeni të ndryshoni askënd. Ky pranim ju bën të fitoni respekt, admirim dhe vlerësim.




Akrepi

Një bisedë tërheqëse do t?ju frymëzojë të bëni një kurs të avancuar. Fitimi i aftësive në marketing do të përmirësojë të ardhmen e karrierës tuaj. Pozicione të fuqishme që më parë nuk mendohej të arriheshin do të bëhen të mundshme. Bëhuni gati të lëvizni në një zyrë në qoshe, do të bëheni një zyrtar i zoti. Kjo është koha e duhur për të ndërmarrë një risk në aspektin krijues ose atë të ndienjave. Në vend që të sillni ndërmend të gjitha llojet e përfundimeve negative, supozoni që çdo gjë do të jetë në avantazhin tuaj. Kjo kurajo do të shpërblehet në mënyra luksoze surprizuese.

Shigjetari

Pavarësisht sjelljes tuaj të shkujdesur, jeni mjaft sensitiv. Nëse dikush duket i dëshpëruar dhe vetëm, bëni më të mirën tuaj për t?i sjellë në humor. Jepuni ndonjë dhuratë të vogël, një compliment të sinqertë ose përmendni arritjet e tyre në publik. Inkurajimi juaj do ta rigjallërojë gjendjen e tyre shpirtërore. Lidhja me natyrën mund ta qetësojë shpirtin tuaj të pandalur. Merrni kohë nga axhenda juaj për të bërë një shëtitje në pyll, kopsht ose park. Të ndjeni ajrin e freskët në fytyrë do t?ju bëjë të ndiheni plot energji dhe të rigjallëruar.

Bricjapi

Në vend që të prisni të merrni drit jeshile nga dikush tjetër, filloni të punoni në një projekt emocionues. Nëse ka diçka që nuk e pëlqeni, ajo është t?ju lënë të prisni. Iniciativa juaj do të shpërblehet, ka shumë mundësi në formën e një prone. Këshillohet të punoni me një udhëheqës shpirtëror. Është ngushëlluese të flisni me dikë që rrezaton lumturi dhe kënaqësi. Duke përshtatur disa nga mënyrat e tyre, do të arrini të njëjtin ndriçim. Zëvëndësoni qëndrimet negative me ato idealiste.

Ujori

Aktivitetet që sjellin kënaqësi shpirtërore ju çlirojnë ankthin. Kontakti me natyrën, dëgjimi i muzikës gjallëruese, ose aplikimi i ritualeve të shenjta do të kultivojnë kënaqësinë që kërkoni. Një situatë që duket si katastrofike nuk është aq serioze sa ç?ju duket. Qetësohuni, merrni frymë thellë dhe kushtojini vëmendje botës tuaj të brendshme. Mund të fitoni një shumë të madhe parash përmes një pune shpërblyese spiritual. Merrni përsipër një punë me një organizatë bamirëse ose shisni online artikuj të punuar me dorë, nuk ka rëndësi. Çelësi i pasurisë është të bëni një punë që merr kuptim për ju në nivel shpirtëror.




Peshqit

Përfshirja në një organizatë humanitare do të jetë argëtuese. Do të kënaqeni nga puna me persona të aftë që admirojnë dhuntitë tuaja. Bashkë, do ta bëni botën më komode për një pjesë të dobët të komunitetit. Shërbejuni vakte të pastrehëve ose kujdesuni për kafshët e rrugës. Aftësia juaj për t?u përshtatur me ata që ju rrethojnë ju jep akses në informacione të fshehta. Sapo të njiheni me rezultatin, do të mund të merrni caktimin në një detyrë kreative, të fitoni zemrën e dikujt ose të keni një ngritje në detyrë. Dëshira të thella janë shumë të lehta për t?u arritur.

Author: admin