Do te merrni nje lajm qe e keni pritur prej kohesh/ Astrologu Jorgo Pulla paralajmeron kete shenje horoskopi

AKREPI DITOR

Të përgjithshmet

Dëshironi të shfrytëzoni ditën e sotme për të parë persona të rrethit tuaj shoqëror, por edhe të përparoni drejt qëllimeve tuaja.E sigurta është se keni nevojë për të qëndruar me njerëz që ju mbështesin plotësisht në planet tuaja. Kështu që mësoni dhe kur është casti kur realisht favorizoheni.




Dashuria

Mund të afroheni me personin që ju intereson, vecanërisht nëse ai bën pjesë dhe tek shokët tuaj, ndërkohë që mund të bëni takime apo kontakte, nëse jeni të lirë! Fakt është fundja se do përballeni me cështjet tuaja erotike në mënyrë shumë më të pjekur!

Karriera dhe financat

Mjaft presionuese klima në cështjet e përdishmërisë me kundërshtimin e Diellit me Marsin, ndërkohë që mirëështë të mbani mend se mundet dhe përpjekjet tuaja mund të tregojnë rezultatet e tyre në portofolin tuaj së shpejti.

BINJAKËT DITOR




Të përgjithshmet

Një ditë mjaft e mirëështë e sotmja për tu afruar më pranë me personat e familjes tuaj, por dhe për tu marrë me cështjet e shtëpisë.Por paralelisht mund të kërkoni dhe ndonjë lloj ndihme nga familjarët tuaj për ndonjë cështje që ju shqetëson.

Dashuria

Do të shprehni ndjenjat tuaja të thella sot, tek personi që ju intereson, ndërkohë që jeni në një periudhë ku cështjet tuaja sentimentale janë një fushë shumë e rëndësishme, por sigurohuni se partneri juaj është plotësisht dakort.

Karriera dhe financat




Do të bisedoni rreth borxheve tuaja ndaj personave të tretë dhe përpiqeni të bëni veprimet analoge për tu “drejtuar” ekonomikisht. Për më tepër, përpiquni të mos jeni aq të hapur me të tjerët.

SHIGJETARI DITOR

Të përgjithshmet

Hëna është në pikën më të lartë të horoskopit tuaj, element që shpreh se jeta juaj sociale sot është mjaft e ngarkuar.Njëkohësisht, do të tërhiqni vëmëndjen e ambjentit tuaj ndaj dhe preferohen lëvizjet tuaja të jenë të studjuara për të mos lënë hapësira për komente.




Dashuria

Propozimet për sot janë të shumta, pavarsisht kësaj, ju preferoni dicka që do të jetë e sigurt. Por paralelisht jeni në një periudhë pjellore në cështjet tuaja erotike, të cilën mund të shfrytëzoni.

Karriera dhe financat

Biseda mbi financat ka mundësi të bëni sot, ndëkohë që nuk përjashtohet të gjeni dhe ndonjë rrugëdalje në gjënden tuaj ekonomike mjaft të presionuar. Madje, do mund të keni dhe mbështetjen e njerëzve që kanë lidhje me punën tuaj.

Author: admin