“Tension, debate dhe frikë!”, Jorgo Pulla zbulon shenjën që do te kalojë një periudhë të keqe

Dashi

Tregohuni sa më të dashur me partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Në planin financiar do jetë Urani ai që do ndikojë pozitivisht dhe do ua përmirësoje gjendjen.

Demi

Tension, debate, frikë. Dita do jetë e keqe për të gjithë ata që janë në një lidhje dhe mezi do presin që ajo të mbarojë. Për financat nuk duhet të shqetësoheni sepse familjarët do i keni mbështetje gjatë gjithë kohës.




Binjakët

Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe do thurni plane afatgjata. Kush eshte single do ketë vetëm mundësi për aventura kalimtare.

Gaforrja

Do i qëndroni besnik partnerit tuaj gjatë gjithë kësaj dite dhe as që do ju shkojë nëpër mend të kaloni ndonjë aventure kalimtare. Buxheti do përmirësohet shume.

Luani

Do konfliktoheni edhe për gjera elementare me partnerin tuaj dhe nuk do jeni për asnjë moment të qetë. Po vazhduat të jeni kështu keni për të mbetur vetëm për një kohë të gjatë. Financat do kenë disa trazime.




Virgjëresha

Tregohuni me tolerante me partnerin tuaj gjatë kësaj dite sepse në të kundërt situata do acarohet. Te ardhurat do kenë përmirësime kështu që do ndiheni më të qete.

Peshorja

Do merrni një propozim fantastik nga partneri që do ua shtoje dëshirën për të jetuar. Ne planin financiar do i shlyeni borxhet qe keni marrë.

Akrepi

Merrini gjerat me sa më shume qetësi pasi në të kundërt do keni probleme. Beqarët do realizojnë takime mbresëlënëse të cilat shumë shpejt do ua ndryshojnë jetën.




Shigjetari

Ditë e zakonshme do jetë për ata që janë në një lidhje. Në çdo moment do ndiheni mirë pranë partnerit. Financat nuk do jenë problematike për shkak të masave që keni marrë.

Bricjapi

Do jeni kurajozë ju te dashuruarit dhe do bëni të pamundurën që të gjeni një zgjidhje për problemet e mëparshme. Beqarët do kenë dashuri më shikim të parë dhe e ardhmja ka për t’iu ndryshuar.

Ujori

Do jeni gati të bëni çdo lloj çmendurie për ta ndryshuar rrënjësisht jetën tuaj në çift. Mund të bëni edhe sakrifica të cilat më parë as që i imagjinonit. Kujdes me financat.




Peshqit

Do thurni shume ëndrra dhe ka rrezik që realiteti t’iu duket shume i trishtë. Rikthehuni sa më parë me këmbë në tokë. Financat nuk do jenë në gjendjen e duhur kështu që kujdes me shpenzimet.

Author: admin