Është koha të vini vijën mes jush dhe dikujt që është..!/ Horoskopi i Paolo Fox 23 nëntor 2022

Dashi

Nuk jeni të sigurtë për gjërat që nuk keni mjaftueshëm informacion. Marrëdhënia juaj intime do të përmirësohet . Zemërgjerësia ju bën të qëndroni me këmbë në tokë. Nëse jeni vetëm, mund ta gjeni dashurinë tek shoku juaj i klasës.




Demi

Nëse doni të përmirësoni të ardhurat tuaja, duhet të rrisni njohuritë. Aftësitë praktike që zotëroni do t?ju ndihmojnë të fitoni një punë fitimprurëse  së cilës do t?i gëzoheni shumë. Të ndjerit të sforcuar për përkujdesjen ndaj dikujt do të krijojë pakënaqësi tek ju. Falini të dashurit tuaj që ju adresojnë aq shumë kërkesa. Përcaktoni kushtet e marrëdhënieve sepse  kështu do të punoni më mirë.

Binjakët

Jeni shumë të sigurtë për nevojat tuaja. Kur shihni se dikush nuk jep atë që dëshironi, largoheni menjëherë. Në vend që t?i bindeni këtij impulsi, provoni  të flisni sepse mund të jeni duke u bërë padrejtësi edhe personave të afërt. Nëse po mendoni të provoni diçka të re në jetë, bëjeni. Jeni shumë më të aftë nga sa e dini veten.

Gaforrja

Dukeni sikur kishit ngecur në hije. Do të jetë e vështirë të merrni vlerësimet që dëshironi, nga ky pozicion. Merreni në konsideratë vetë-promovimin sepse duhet t?i jepni kurajo vetes. Vetë-kritikat e vazhdueshme  do t?ju pengojnë të ecni para. Sa herë që ju del para një pengesë, lavdëroni veten sepse duke qenë optimist, gjërat bëhen më të lehta.




Luani

Një miqësi mund të ketë marrë fund. Nuk ju tërheq dikush që është i fiksuar pas paraqitjes së tij. Në vend që të shpresoni që gjërat të ndryshojnë, merrni iniciativa.  Ju keni nevojë të përkraheni nga persona që janë po aq të ngrohtë  dhe bujarë sa ju. Në të kaluarën mund të kenë tërhequr vëmendjen  tuaj personat rebelë, por pak nga pak po filloni të kuptoni se sa pak merrni nga të tillë persona.  Rrethojeni veten me miq pozitivë.

Virgjeresha

Një punë e shkëlqyer, nuk ju përcakton ju.  Jeni të bekuar me një mendje të mprehtë  dhe një kureshtje të thellë për jetën. Edhe nëse karriera juja nuk është e suksesshme, ju vazhdoni të jeni të lumtur. Të keni një bazë të sigurtë në shtëpi, është diçka tepër e rëndësishme për ju.




Peshorja

Ju jeni të etur për të eksploruar vendet me gjelbërim. Para se të prenotoni një udhëtim të largët, bëjuni ballë përgjegjësive në shtëpi. Pasi të keni mbaruar punë, do të ndiheni më të relaksuar dhe të qetë për t?u larguar nga shtëpia.  Para se të regjistroheni në një kurs, mendoni nëse keni kohë për t?u përkushtuar në studime. Edhe pse jeni një student i mirë, do t?ju duhet  shumë përqëndrim për të përthithur informacionin.

Akrepi

Për shkak të një tradhtie të kaluar, e keni të vështirë t?i besoni sërish dikujt. Në vend që të qëndroni me kokën pas, shikoni para. Nuk jeni të dënuar për të përjetuar një histori të përsëritur. Keni nxjerrë mësim tashmë ndaj përdoreni këtë eksperiencë për të ndërtuar një jetë të lumtur. Duke treguar besim në aftësitë e të tjerëve, do të fitoni menjëherë edhe besimin e tyre. Mendimi juaj do të thotë shumë për një mik.




Shigjetari

Sa më shumë të qëndroni me këmbët në tokë, aq më të lumtur do të jeni. Edhe nëse  keni një partner mbështetës dhe të kuptueshëm, duhet të përpiqeni të mësoni t?i bëni gjërat vetë. Jepini njëri-tjetrit mjetet e nevojshme dhe hapësirën për të vepruar në mënyrë të pavarur. Kështu lidhja do të funksionojë më mirë.

Bricjapi

Nuk jeni të lumtur nëse nuk jeni të zënë. Mësoni të shijoni më shumë kohë të lirë për të mirën e shëndetit tuaj. Në vend që të qëndroni gjithë kohës duke u marrë me përfundimin e detyrave tuaja, mësoni të argëtoheni. Dëgjoni muzikë, ecni në natyrë dhe përqafoni kafshët shtëpiake sepse kjo për ju është shumë terapeutike. Është koha të vini vijën mes jush dhe dikujt që është bërë i varur prej jush. Nuk jeni përgjegjës për problemet e tyre.

Ujori

Mos u shqetësoni kur nuk jeni qendra e vëmendjes. Tregoni vlerësim për arritjet e personave të dashur. Duke qenë bujar, do ta forconi lidhjen. Miqtë po përpiqen t?u bëjnë të varur prej tyre për mbështetje. Kjo nuk pranohet nga një person i pavarur si ju. Merreni këtë si një mundësi për të dalë më vete.




Peshqit

Ju nuk i përmbushni nevojat e të tjerëve derisa të keni plotësuar tuajat. Nuk ka asgjë egoiste këtu.

Çdokush që ju kërkon të braktisni planet në emër të tyre, po ju manipulon.  Mos bini viktimë e intrigave të tilla. Ju do të gëzoni sepse do të paguheni për të zgjeruar horizontet e njerëzve përmes udhëtimit, edukimit ose publikimit. Gjatë intervistave të punës, theksoni aftësinë tuaj për të punuar me të gjithë llojet e njerëzve.

Author: admin