Familja nuk po mbështet ëndrrat tuaja sepse mendojnë se duhet të..!/ Horoskopi i Paolo Fox 29 nëntor 2022

Dashi

Tipi juaj i ngrohtë dhe i mprehtë, i tërheq të tjerët si me magnet. Nëse jeni single, nuk do të zgjasë shumë. Përgatituni të krijoni një romancë me një person rebel që do ta bëjë zemrën tuaj të rrahë fort. Nëse jeni të angazhuar, bëjini partnerit dhuratën që kanë dëshiruar gjithmonë. Kjo nuk është një periudhë e mirë për të ndjekur kurse. Më parë plotësoni disa detaje të vogla që kërkojnë vëmendjen tuaj. Bëni riparime në shtëpi dhe përgjigjuni mesazheve.




Demi

Besojini intuitës për një të afërm. Kryerja e një akti mirësie në mënyrë anonime do ta bëjë jetën e atyre personave më të mirë. Lini një dhuratë në kutinë e postës, mbaroni një punë të vështirë: gjesti juaj do të vlerësohet. Paratë e një trashëgimie do të shtyhen ndaj duhet të gjeni një mënyrë për të mbuluar faturat. Shitjet në punë do të jenë fitimrpurëse sepse njerëzit janë të gatshëm të paguajnë shumë para për produktin tuaj.

Binjakët

Dituria dhe inteligjenca ju bën një person popullor. Mos u befasoni kur të nisin ftesat. Pranoni vetëm ato që premtojnë të jenë emocionuese. Koha juaj personale është tepër e vlefshme dhe humbja e saj në mbledhje të zymta do të bëjë t?ju vijë keq në fund. Do ta keni të vështirë të bëni biznes me një partner romantik. Ka ardhur koha të bëni pa to dhe do të keni më shumë përfitime.

Gaforrja

Ju keni rezerva energjie. Kjo është koha e duhur për të mbaruar një punë të cilën kishit frikë ta mbaronit më parë. Keni nevojë për disa pushime të rregullta. Jepini vetes një shpërblim kur kaloni vijën e finishit. Kujdes, mos e teproni me ushqimin dhe me pijet. Ushqimet bio do të forcojnë sistemin tuaj.




Luani

Jeni të entuziasmuar për të nisur një aventurë të re. Një udhëtim jashtë vendit do të jetë shumë zbavitës. Do të shijoni peizazhet e reja dhe do ta lini veten t?ju udhëheqë bukuria e tyre. Nëse jeni single, do t?ju tërheqë një partner tepër dinamik. Kjo nuk është kohë e mirë për të ndërmarrë një rrezik financiar.

Virgjeresha

Për ju është kënaqësi të shprehni pasionin për muzikën. Tani për tani jeni të përqëndruar të dëgjoni impulset tuaja krijuese. Mos ia tregoni askujt punën tuaj derisa ta mbaroni. Familja nuk po mbështet ëndrrat tuaja sepse mendojnë se duhet të keni një qasje më praktike në jetë. Kjo tregon se ata janë egoistë, janë mësuar t?ua faturojnë ju përgjegjësinë për problemet e tyre. Ka ardhur koha të vini në plan të parë nevojat personale.

Peshorja

Kjo periudhë është e favorshme për të njohur dikë të ri. Do të takoni njerëz interesantë të cilët do t?ju paraqesin edhe ide interesante. Jini të hapur për të mësuar. Nëse ndiheni të lodhur, ndaleni hapin dhe përqëndrohuni në momentin aktual. Mjaft e shtypët veten për të punuar jashtë kapaciteteve. Duke i marrë gjërat hap pas hapi, do të zvogëloni edhe panikun.




Akrepi

Jeni serioz dhe të vendsour për të ecur para me karrierën. Bëni gjithçka mundeni për të ngjitur shkallët e suksesit. Ndjenja e të qënit fitimtar, do të jetë stimuluese. Kujdesuni dhe përpiqueni që të mbushni një boshllëk emocional. Blerjet e shtrenjta nuk do të bëjnë që të ndiheni më të sigurtë. Nëse dëshironi të ndiheni të tillë, bëni një listë mirënjohjeje dhe fokusohuni në bekimet tuaja.

Shigjetari

Etja për më shumë njohuri do t?ju shtyjë të nisni një kurs ose të bëni një udhëtim jashtë vendit. Doni të përjetoni kultura të ndryshme. Mënyra të ndryshme të jetës ju ndihmojnë të vlerësoni bekimet që ju shpesh injoroni. Rezistojini tundimit për të marrë përsipër më shumë gjëra nga sa mund të bëni. Jeni një person shumë bujar. Kur të keni nevojë për relaks, bëni një sy gjumë, zhytuni në një banjë aromatike ose bëni një masazh.

Bricjapi

Jeni shumë intuitiv sa u përket nevojave të të dashurit tuaj. Nëse ndjeni se partneri ndihet i lënë pas dore, bëni diçka të veçantë për ta. Mund të drekoni apo darkoni në restorantin tuaj të preferuar apo të merrni bileta për një koncert. Nëse do të realizosh ëndrrat, duhet të marrësh nën konktroll fatin tënd.




Ujori

Bëhuni diplomatik kur keni të bëni me një person krenar. Është shumë më mirë të formohet një aleancë me këtë individ të fuqishëm. Komplimentoji pikat e forta dhe ofroju ndihmë me detyrat që do t?i bëjë të ngatërrohen. Ju keni qëllime të ndryshme. Njerëzit që vërtet interesohen për ju, nuk i kritikojnë planet tuaja.

Peshqit

Idealizmi që ju karakaterizon, bën që të të tërhiqni mundësi në çdo hap. Ju mund të kultivoni atë që dëshironi. Kjo është fuqia e të menduarit pozitivisht. Mos bëni pretendime të ekzagjeruara. Nëse ju mungon përvoja në një fushë, theksoni arritjet në një fushë tjetër. Punënëdhënësi juaj i ardhshëm mund të paguajë që ju të bëni disa kurse të avancuara.

Author: admin