Festat e Krishtlindjeve po afrojnë dhe dalëngadalë po bëhemi gati të lëmë pas një vit të vështirë. Cilat shenja të horoskopit do të kenë ditët më të bukura në vazhdim? Lexoni këtu se si do të jetë dhjetori për secilën shenjë.
Demi
Ditët në vijim do t’ju japin mundësinë të liroheni, nëse arrini të lini pas paragjykimet. Afërdita në Bricjap ju armatos me besim dhe keni sharmin që ju nevojitet për të ndjekur dëshirat tuaja. Në festat e ardhshme do të mund të rilidhni lidhjet me njerëzit e dashur, vetëm kujdes rikthimin e të parëve, të cilët nuk janë sjellë shumë mirë.
Gaforrja
Një shpërthim gëzimi do t’ju mbushë me optimizëm këto festa. Ti e di saktësisht se si t’i bësh të tjerët të ndihen rehat, kështu që do të jesh mikpritësi më i mirë. Tani që Afërdita është në Bricjap, komunikimi juaj është lehtësuar dhe ju kujton se duhet të ecni përpara. Lëreni dashurinë t’ju afrohet dhe të ndryshojë atë që nuk ju përshtatet. Konsolidoni hapat dhe synimet tuaja dhe nuk do të humbni.
Akrepi
Jeta sociale është e lartë, aftësia juaj për të komunikuar rritet dhe sado që ankoheni, po kaloni mirë. Ata rreth jush ju kuptojnë, por gjithashtu ju inkurajojnë të shpreheni dhe të lini të lirë krijimtarinë tuaj. Dilni për të kaluar sa më mirë dhe shijoni dhuratat që ju ofrojnë festat.
Shigjetari
Në përgjithësi konsideroheni si një nga shenjat me fat në gjithë jetën tuaj, për shkak të sundimtarit tuaj Zeus. Sidomos këtë vit, Poseidoni dhe Marsi do t’ju sjellin më shumë fat në dashuri dhe romancë. Nëse jeni në një lidhje do jeni më të disponuar për të bërë gjëra me partnerin. Nga ana tjetër, nëse jeni të lirë, kushtojini vëmendje shpenzimeve dhe kujdesuni për pamjen tuaj.
Bricjapi
Festat e këtij viti mbizotëron qetësia emocionale, momenti kur dashuria ju fton ta jetoni në maksimum. Këtë muaj duhet të pranoni sfidat që ju vijnë, duke lënë pas mendimet e vazhdueshme që ju pushtojnë herë pas here. Afërdita është në shenjën tuaj të zodiakut dhe ajo erdhi të sillet bukur, përfitoni nga kjo.