Dashi
Një periudhë e zgjatur pritjeje ka mbaruar. Më në fund do të miratohet një hua a një kredi. Ky lajm është shumë i mirë për ju. Shkoni dhe festoni me njerëzit që ju kanë mbështetur çdo hap. Është koha të falni dikë që ju lëndon. Kjo nuk do të thotë të falni sjellje të këqija, por të çliroheni nga kjo situatë së pari për veten tuaj. Është një hap i vogël, por i rëndësishëm.
Demi
Një marrëdhënie e diskutueshme po sistemohet. Së fundmi ju jeni në gjendje të gjeni një bazë të përbashkët me dikë. Duke fituar besimin e tij, mund të prodhoni punë me përfitime afatgjata. Ndajini të drejtat e autorit në mes, sepse jeni partnerë të barabartë. Një fqinj ose i afërm po përpiqet të ndryshojë sjelljen tuaj për t’iu përshtatur nevojave të tij. Do t`i injoroni këto përpjekje për t’ju kontrolluar.
Binjakët
Një punë po ecën në rrugë të mbarë. Merrni udhëzime që do t`ju lehtësojnë. Nëse keni nevojë të rishikoni plotësisht këtë punë, mos e humbni shpresën. Njerëzit e përfshirë e vlerësojnë përkushtimin tuaj dhe do t’ju shpërblejnë për të. Një problem shëndetësor mund të jetë rezultat i stresit. Praktikimi i teknikave të relaksimit mund të lehtësojë simptomat. Do të duhet kohë dhe përkushtim për të zotëruar këto metoda, por përpjekjet tuaja janë të vlefshme. Ndaloni atë që po bëni dhe merrni frymë thellë në të njëjtin orar çdo ditë.
Gaforrja
Pasi keni bërë një sërë rregullimesh me një projekt krijues, jeni gati t`ia tregoni botës. Njerëzit do të reagojnë fuqishëm ndaj tij. Disa do ta duan atë dhe të tjerë jo. Është mirë të dihet se idetë tuaja kanë fuqi. Besojini ndjenjave tuaja për një person tjetër. Nëse tërhiqeni shumë ndaj një personi, kjo është për shkak se ju keni një të ardhme së bashku. Nëse kjo përfshin romancë, punë apo krijimtari nuk ka rëndësi. Gjëja e rëndësishme është që ju do t’i jepni diçka të vlefshme njëri-tjetrit.
Luani
Emocionet kanë errësuar mendimet tuaja. Në fund të fundit, po mendoni më qartë se si të merreni me një situatë shqetësuese. Do të merrni kontrollin e një situate shqetësuese. Jini gati për të prishur një marrëdhënie toksike. Një përplasje e rastësishme egosh nuk duhet të bëhet shkak për alarm në një marrëdhënie të ngushtë.
Virgjëresha
Pengesat që bllokuan rrugën tuaj më në fund do shpërbëhen, duke ju lejuar të ecni përpara. Merrni këtë mundësi për të ecur para me detyrat. Ju do të ndjeheni mrekullisht produktiv ndërkohë që mbyllni disa punë. Lejojeni një mik t`ju prezantojë me ushqime apo hobi të panjohura. Ju tentoni t’i nënvlerësoni dëshirat tuaja fizike. Mos e bëni këtë. Janë pjesë e rëndësishme e lumturisë tuaj.
Peshorja
Kursimet ju ndihmojnë të mbuloni shpenzimet e emergjencës. Nuk është zgjidhje e zgjuar të jetoni duke pritur për çdo pagën. Provoni të mblidhni sa më shumë kursime të jetë e mundur. Nëse puna juaj e tanishme nuk po ju paguan mjaftueshëm, gjeni një më fitimprurëse. Mund t`ia dilni. Sa më shumë të jeni të relaksuar, aq më e lehtë është të fitoni paratë që dëshironi për luks. Intelekti juaj i fuqishëm është një dhuratë, ndaj përdoreni atë për të marrë më shumë pasuri.
Akrepi
Njerëzit janë shumë më të hapur ndaj jush sesa kanë qenë në të kaluarën. Kjo për shkak se ju keni mësuar të merreni vesh. Dhe ky është sekreti i suksesit. Ju keni fuqinë për të transformuar situatën tuaj. Nëse e dëshironi thellë diçka, imagjinojeni veten duke e shijuar atë në maksimum. Nëse mund ta përfytyroni diçka mund edhe ta arrini atë.
Shigjetari
Dikush që ju ka frymëzuar do të rishfaqet papritmas. Kini kujdes për pranimin e këtij personi në jetën tuaj. Ju meritoni një partner të ndershëm. Sa më i pakuptueshëm është një partner romantik, aq më e vështirë do të jetë marrëdhënia. Ju mund të kapërceni pothuajse çdo problem me një person nëse jeni në gjendje të qeshni së bashku. A keni të bëjmë me dikë që nuk ka një ndjenjë të mirë humori? Mund të jetë më mirë të ndaheni.
Bricjapi
Një mik që i kishit besuar plotësisht do të jetë tërësisht indiferent ndaj problemeve tuaja. Ju nuk keni nevojë për këtë individ në jetën tuaj. Rrjeti social duhet të jetë mbështetës. Ju jeni duke u përballur me një vendim të madh. Kur bëni atë që doni, paratë do të pasojnë. Dhe lumturia gjithashtu.
Ujori
Do keni një shans për të sqaruar keqkuptimet në punë. Do të lehtësoheni kur t`ia shpjegoni situatën një kolegu. Me ndihmën e tij, do të jeni në gjendje të riparoni reputacionin tuaj profesional. Kërkoni falje për këdo që u lëndua nga gabimet tuaja. Një punëdhënës që ju detyron të punoni për të nuk ju përshtatet. Kërkoni një punë që ju lejon të bëni detyra të pavarura.
Peshqit
Akoma s`keni vendosur nëse do të merrni një diplomë të avancuar. Ky program është i kushtueshëm, prandaj duhet të jeni i sigurt për këtë vendim. Nëse ideja e ndjekjes së këtij kursi ju mbush me entuziazëm, bëjeni. Një kredi apo një bursë do ta bëjë shkollimin të përballueshëm. Është e pamundur të injoroni kiminë e fuqishme që ekziston mes jush dhe një personi inteligjent. Jeni vetëm? Jini të përgatitur të përjetoni një nivel përmbushjeje që kurrë nuk e kishit ëndërruar se do të ishte i mundur. Nëse jeni tashmë në një marrëdhënie, afrohuni më shumë.