Numerologjia është konsideruar si art mistik dhe njerëzit e bësojnë po aq sa edhe astrologjinë. Secili prej nesh ka një kombinim numrash unikë që e ndihmojnë të kuptojë botën fizike dhe të na orientojë me drejtimin tonë në jetë.
Çfarë quhen “numrat e jetës”?
Janë numrat personalë më me fat që llogariten në bazë të ditëlindjes së secilit. Njësoj si shenjat e zodiakut edhe numrat me fat tregojnë për vlerat, misionet, fuqitë dhe dobësitë tona. Funksioni i tyre është të na ndihmojnë të kuptojmë mundësitë tona në jetë dhe sigurisht të na kthejnë gjithmonë pranë realitetit.
Si ta gjeni cili është numri që ju përfaqëson?
Gjithçka duhet të bëni është ca llogari përmes ditës suaj të lindjes. Hapi i parë është të formoni ditëlindjen në rend numerik. Përshembull, nëse ditëlindja juaj është në: 3 tetor 1992, formojeni datën 10/3/1992. Kjo është e formuar përmes 3 numrave: nga një për muajin, ditën, vitin që do të thotë se në rastin tonë do të punojmë vetëm me 10, 3 dhe 1992.
Hapi tjetër është të reduktoni këto shifra në numra të vetëm. Për ta bërë këtë duhet të veproni kështu thjesht do të mblidhni bashkë numrin 10: 1+0=1; 3 do të lihet 3 pasi është aktualisht numër i vetëm e ndërsa nga 1992-shi do të përftojmë numrin 21. (1+9+9+2= 21.) Pastaj, për të përftuar një numër të vetëm nga 21 do t’i mbledhim bashkë 2+1= 3.
Pra numrat që kemi janë 1, 3, 3= 7. Numri me fat në rastin konkret është 7 që botërisht njihet si numri më me fat nisur nga Bibla. Nëse në rastin tuaj rezultati është një numër dy shifror do të vazhdoni mbledhjen deri sa të përfundojë një numër i vetëm. Përjashtim nga ky rast bëjnë vetëm numrat 11, 22, 33 të cilat konsiderohen si “numra hyjnorë” në numerologji. Nëse në përfundim del një nga këta numra, nuk ka nevojë t’i reduktoni në 1 të vetëm.