(Fotolajm) Histori e padëgjuar më parë/ Pensionistja 71-vjeçare kujdeset për 162 kafshë rruge por ka një frikë të madhe për këtë dimër

71 vjeçarja Gorica Angelkovska thotë se trembet se këtë dimë do të realizohet makthi i saj më i madh, teksa përpiqet të kujdeset për 162 kafshët e saj të rrugës që mban në strehën e saj në Serbi, pasi është e vetme në mot të ftohtë ngricash.




E moshuara me 162 qen e mace nën kujdesin e saj, është e tmerruar të kalojë një tjetër dimër e vetmuar, teksa përdor të gjitha paratë e pensionit të saj për t’u kujdesur për kafshët.

Me vetëmohimin e saj ajo mbron të gjithë këlyshët e braktisur ose të refuzuar, që ndryshe do të vdisnin në rrugë.

Por pas thyerjes së këmbës nga një rrëzim vitin e kaluar, Gorica thotë se është e tmerruar nga ajo që dimri mund të sjellë. Ajo tha për britaniken Mirror: “Jam vetëm, është shumë e vështirë të eci rreth qendrës, të pastroj dhe t’i ushqej kafshët. Jam rrëzuar disa herë dhe nuk e di ç’do të ndodhë me qentë e mi nëse unë plagosem”.

Gorica është kthyer në Serbi në 2016, pasi kthimit nga Australia ku jetoi për 45 vjet.




Ajo menjëherë ishte prekur nga masa e qenve të rrugës dhe bëri gjithçka mundte për t’i ndihmuar.

“Nuk mund të shijoja jetën time duke ditur që këto kafshë nuk kishin asnjë që kujdesej për ta, dëshpërimi i tyre nuk më linte të qetë”, thotë Gorica duke shtuar se kishte shitur gjithçka për të blerë një cope tokë në Drazevac për të ngritur strehën e kafshëve.

Në qershor 2019, ajo hapi qendrën e regjistruar të kafshëve ku mirëpriti më shumë se njëqind qen.




“Ata shpesh janë duke vdekur për të ngrënë, të abuzuar e kequshqyer, në dimër ata dridhen nga i ftohti”, thotë gruaja.

Ajo shton më tej: “Kam frikë se në dimër nuk do të mund të kujdesem si duhet për ta. Është shumë e vështirë të ngre kova apo mbeturina, më duhet dikush të më ndihmojë.”

“Po kërkoj dikë që rrjedhimisht të marrë drejtimin e qendrës, do të isha shumë e lumtur që të kishte dikush që të kujdesej për to kur të mos jem më”, thotë Gorica.

 

 

Author: admin