(Fotolajm) Fotot dhe stili i saj do t’iu lënë pa fjalë/ 73-vjeçarja më “trendi” që keni parë

Stilistja me origjinë kineze, Vera Wang, është 73-vjeçarja, që i ka lënë pa fjalë të gjithë me pamjen e saj në eventin e CFDA Fashion Awards, “Oscars of Fashion.”

Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi askush nuk e beson se ajo është 73 vjeçe, pasi duket shumë vite më e re në moshë.

Vera Wang mori pjesë në CFDA Fashion Awards e veshur nga Vanessa Hudgens, e cila pozoi përkrah saj.




Vera Wang mbushi 73 vjeçe në qershor, ku dhe organizoi një festë ku gjithçka ishte “rozë”, nga pijet e deri te dekorimi i ambientit.

Sa herë që ajo poston foto në profilin e saj në “Instagram”, ka një sërë reagimesh, ku e pyesin se si është e mundur që ajo duket kaq e re pavarësisht se është 73-vjeçare.

Shumë janë kurioz të dinë se çfarë regjimi mban, pasi linjat e saj janë për t’u admiruar.




Më vonë, në një intervistë për “The Strategist” Vera Wang zbuloi sekretin e saj kryesor të kujdesit të lëkurës, i cili për disa mund të jetë një konfirmim i madh, ndërsa për të tjerët një nxitje shtesë për ta përdorur atë. Produkti thelbësor për Vera Wang është kremi kundër diellit.

 

Author: admin