Sipas yjeve, Babadimri nuk do të jetë i vetmi që vjen këtë sezon festash. Astrologët parashikojnë se pesë shenja të veçanta të zodiakut mund të kenë fat gjatë pushimeve dimërore.
Pavarësisht nëse është pjesë e kësaj edhe shenja juaj apo jo, të gjithë do të kenë diçka për të pritur kur bëhet fjalë për dashurinë, seksin dhe romancën para përfundimit të vitit.
Si fillim, energjia nga eklipsi hënor i Nëntorit 2022 në Dem do të sjellë një vëmendje shtesë në jetën tonë seksuale. “Ai na fton të gjithëve që të heqim çdo pengesë në intimitetin dhe të gjejmë rrugën për t’u rikthyer drejt kënaqësisë sensuale”, thotë astrologja Celeste Brooks, për Bustle.
Në fillim të dhjetorit, eklipsi diellor te Shigjetari do të sjellë një shans më shumë për “magji” para vitit të ri. Nëse jeni një Shigjetar , do ta ndjeni më shumë. “Jupiteri, planeti i fatit, sundon shenjën tuaj, kështu që mundësitë janë të pafundme”, thotë Brooks. Do të jetë eklipsi i fundit në Shigjetar për 19 vjet, kështu që Shigjetarë, përfitoni nga gjithë ajo energji fatlume dhe vendoseni veten atje.
E njëjta gjë vlen edhe për Demin dhe Akrepin. Sipas Brooks,“ Eklipset janë hëna të forta që mund të sjellin ndryshime të papritura sizmike kur vizitojnë shenjën tonë të zodiakut. Shenjat e diellit të Demit, Akrepit dhe Shigjetarit duhet të qëndrojnë gati për një takim të mundshëm romantik”. Nëse merrni një ftesë të papritur, sigurohuni që të thoni po. Për fat të mirë, këto nuk janë të vetmet shenja që do të bekohen nga yjet.
Ja cilat janë shenjat e zodiakut që kanë më shumë gjasa të kenë fat gjatë festave, sipas astrologëve: Demi, Gaforrja, Akrepi, Shigjetari, Bricjapi